
Shërbimet tona kryesore për anëtarët përfshijnë: trajnimin, certifikimin, edukimin e vazhdueshëm (EVP/CPD), mbështetjen teknike dhe avokimin. Punonjësit dhe anëtarët punojnë së bashku me organet vendore dhe ndërkombëtare për të përfaqësuar pikëpamjet dhe shqetësimet e profesionit tek qeveritë, rregullatorët, industritë, akademia dhe publiku i gjerë.
IKAF është shoqatë e specializuar për auditorë të jashtëm, kontabilistë, auditorë të brendshëm dhe vlerësues. Instituti ynë përfaqëson 2,000 individë të regjistruar deri më tani. Roli ynë është të edukojmë, përfaqësojmë dhe mbështesim anëtarët tanë.
Anëtarët tanë punojnë në pozita të larta në të gjitha llojet institucioneve, ndërmarrjeve dhe industrive. Ne jemi të përkushtuar për të rivendosur besimin në çdo nivel të ekonomisë. Ne punojmë me institucione publike dhe biznese për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e këshillave të shëndosha financiare.
IKAF për 14 vjet, po vazhdon të ndërtojë përgjegjësi në avokim, certifikime profesionale dhe edukim të vazhdueshëm.
IKAF për mision ka ndikimin në ngritjen e aftësisë profesionale dhe të përmirësojë njohuritë bazë të kontabilistëve, në mënyrë që pas certifikimit, secili nga ta t`i përmbushë sa më mirë detyrat, përgjegjësitë dhe qëllimet në sektorin ku punon.
Instituti po zhvillohet dhe po shndërrohet në një organizatë profesionale dhe konkurruese edhe në tregun nderkombëtar, meqenëse tashmë përmbushë standardet më të larta profesionale dhe etike.
IKAF është burim kryesor për zhvillimin, certifikimin, lidhjen dhe mbështetjen e kontabilistëve, auditorëve dhe vlerësuesve më të mirë të vendit dhe rajonit. Për të arritur këtë, ne përpiqemi që të sigurojme: a) Trajnime dhe certifikime më të mira; b) Mbështesim zhvillimin e karrierës së anëtarëve përmes qasjes në një komunitet aktiv profesional, edukimit të vazhdueshëm dhe c) Mbështesim anëtarët dhe organizatat e tyre në nxitjen e performancës së tyre, duke promovuar standardet më të larta etike e profesionale.
Objektivat e dokumentit strategjik të Institutit
KAF në planin afatmesëm dhe afatgjatë do të jenë:
Aplikimi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës
Rritja e efektivitetit të kontrollit, mbikqyrjes për zbatimin e legjislacionit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit
Rritja e bashkëpunimit me shoqatat në rajon dhe ato ndërkombëtare, me fokus ato të cilat janë anëtare në FNK
Nxitja e qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së raporteve financiare
Sigurimi dhe respektimi i ligjit të kontabilitetit. Përcaktimi i objektivave të qarta të auditorëve të brendshëm
Ngritja e kapaciteteve profesionale tek organizatat private dhe buxhetore
Rritja e nivelit profesional dhe kapaciteteve njerëzore
Ndërgjegjësimi i publikut për rëndësinë e luftës kundër krimit financiar
Auditor i Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik, niveli i KKK-së (V)
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)
Instituti KAF i Akredituar si Institucion Ofrues, Vlerësues dhe Lëshues të Kualifikimit,
ka validuar edhe programin/kualifikimin:
PDF FILE – Auditor i Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik
Pesë module = 75 Kredi
Teknik i Kontabilitetit, Kontabilist i Çertifikuar, Auditor i Çertifikuar
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)
Instituti KAF i Akredituar si Institucion Ofrues, Vlerësues dhe Lëshues të Kualifikimit,
ka validuar edhe programin/kualifikimin:
Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF)
PDF FILE Instituti KAF është i licencuar nga KKRF si Shoqatë Profesionale për Kontabilitet dhe Auditim.
Syllabus – AC-P1 Kontabilisti Profesional(Qeverisja,Risku dhe Etika)
(Bazuar në Certifikimet ACCA)
Syllabus – AC-P2 Raportimi i Korporatave
(Bazuar në Certifikimet ACCA)
Syllabus – AC-P3 Analiza e Biznesit
(Bazuar në Certifikimet ACCA)
Syllabus – AC-P6 Tatimet e Avancuara
(Bazuar në Certifikimet ACCA)
Sullabus – AC-P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia
(Bazuar në Certifikimet ACCA)
Syllabus – AB-P1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm
(Bazuar në Certifikimet IIA)
Syllabus – AB-P2 Menaxhimi Financiar (Risqet dhe Kontrollet Financiare)
(Bazuar në Certifikimet IIA)
Syllabus – AB-P3 Praktika në Auditimin e Brendshëm
(Bazuar në Certifikimet IIA)
Syllabus – AB-P4 Auditimi i Sistemeve të Informacionit
(Bazuar në Certifikimet IIA)
Syllabus – AB-P5 Qeverisja e Korporatave
(Bazuar në Certifikimet IIA)
Gjeje një kontabilist apo auditor, duke përdorur tabelën dhe kërkimin nëpërmjet shkronjave.
Shkurtesat – Kualifikimet:
AL. – Auditor Ligjor
AC. – Auditor i Certifikuar
AB. – Auditor i Brendshëm i Certifikuar për Sektorin Privat dhe Publik
KC. – Kontabilist i Certifikuar
TK. – Teknik i Kontabilitetit i Certifikuar
NP. – Nëpunës i Kontabilitetit i Certifikuar (Bookkeeper)
EF. – Ekspert Fiskal i Certifikuar
AT. - Anëtarë
Regjistri i mësipërm përmban vetëm emrat e anëtarëve aktiv.
Në rast se jeni anëtar aktiv dhe nuk ju figuron emri në regjistër, kontaktoni personat përgjegjës nga administrata e IKAF
Kontakti:
E: trajnim@ikaf.org I Cel: +38344118346