Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare (ELFF) është kualifikimi për ata që duan të zbulojnë të vërtetën pas numrave – nga hetimi i mashtrimit dhe krimit financiar, te llogaritja e dëmeve ekonomike dhe ekspertiza gjyqësore. Programi ndërthur kontabilitetin, financën, ligjin dhe teknologjinë, duke zhvilluar aftësi të avancuara në parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj mashtrimit. Në një kohë kur krimi financiar, pastrimi i parave dhe rreziqet e pajtueshmërisë janë në qendër të vëmendjes globale, forenzika financiare është një ndër fushat me kërkesë e prestigj në rritje. ELFF i pajis profesionistët me ekspertizë të zbatueshme në sektorin privat, publik dhe gjyqësor, përfshirë analitikën forenzike të të dhënave dhe rolin e ekspertit dëshmues – një karrierë me ndikim real dhe vlerë të lartë në treg.
Apliko online →Teknik i Kontabilitetit është parakusht për të regjistruar nivelin “Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare”.
Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Modulet e këtij kualifikimi po zhvillohen për vetë-studim. Në IKAF Global shihni se cilat hapen së pari dhe kërkoni njoftim.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 110€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.