Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Menaxher i Riskut i Certifikuar (MRC) është kualifikimi për profesionistët që duan të zotërojnë identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve – një kompetencë gjithnjë e më strategjike për bordet dhe menaxhmentin ekzekutiv. Programi ndërthur praktikën e auditimit të brendshëm, kontrollet financiare dhe menaxhimin e riskut, duke u mbështetur në standarde ndërkombëtare. Në një botë me pasiguri në rritje – nga risqet financiare e operacionale, te ato kibernetike dhe të qëndrueshmërisë – menaxhimi i riskut është bërë funksion qendror i qeverisjes së mirë. MRC i pajis profesionistët me aftësi për të ofruar siguri dhe këshillim mbi riskun, duke hapur rrugën drejt roleve të kërkuara në Enterprise Risk Management (ERM) dhe Governance, Risk & Compliance (GRC), në sektorin privat e publik.
Apliko online →Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Modulet e këtij kualifikimi po zhvillohen për vetë-studim. Në IKAF Global shihni se cilat hapen së pari dhe kërkoni njoftim.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 110€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.