Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Auditor i IT i Certifikuar (AITC) është kualifikimi në një ndër fushat me rritjen më të shpejtë të kërkesës – auditimi dhe siguria e sistemeve të informacionit. Pa sisteme të besueshme, efikase dhe të sigurta, asnjë organizatë moderne nuk funksionon; prandaj auditori i IT vlerëson, mbron dhe përmirëson mjedisin teknologjik, duke ofruar siguri të pavarur mbi pajtueshmërinë, sigurinë kibernetike dhe efikasitetin operacional. Programi ndërthur praktikën e auditimit me auditimin e sistemeve të informacionit, duke u mbështetur në standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare (ISO, COBIT). Në epokën e rreziqeve kibernetike, mbrojtjes së të dhënave (GDPR) dhe migrimit në cloud, AITC i pajis profesionistët me aftësi shumë të kërkuara e të paguara mirë, në sektorin privat, publik dhe administratën shtetërore.
Apliko online →Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Filloni menjëherë me vetë-studim, me qasje nga kudo dhe me ritmin tuaj. Modulet tjera shtohen sapo të përfundojnë.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 110€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.