CERTIFIKIM – Certifikim Në IPSAS

qershor, 2026

01QershGjithë ditën20ShtatorCERTIFIKIM - Certifikim Në IPSASIPSAS-C Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online Fillo i pari aplikimin

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

OnlineKlasë

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.15 CERTIFIKIMI NË IPSAS – IPSAS-C

Institucioni Akreditues: 

Niveli KKK 

Kreditë & Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 

75 AAP-ECVET – 8 Muaj

Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet

Përmbledhje mbi Kualifikimin:
Në rrugën drejt kontabilitetit akrual, qeveritë kanë një zgjedhje të lirë të vendosin për përdorimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS). Shumë studime dhe hulumtime globale flasin në favor të miratimit të IPSAS ose ndikimit të tyre në hartimin e rregullave të kontabilitetit kombëtar. Trajnimi do të prezantojë sesi IPSAS është i lidhur me kontabilitetin akrual dhe si kontribuon në një transparencë, përgjegjshmëri dhe efikasitet më të mirë të një qeverie. Standardet e zgjedhura të kontabilitetit, të rëndësishme për mjedisin rajonal, do të jenë në fokus të kursit të trajnimit. Trajnimi do të kombinojë teorinë me praktikën, ndërkombëtare me atë rajonal dhe lokal, duke u dhënë pjesëmarrësve një pasqyrë në praktikën ndërkombëtare, rekomandime nga tregimet e suksesit rajonal dhe një përmbledhje e sfidave dhe mundësive në mjedisin lokal.  

Modulet e Kualifikimit: 

1.  IPSAS1 Hyrje në IPSAS dhe Pasuritë

2.   IPSAS2 Detyrimet

3.   IPSAS3 Të Ardhurat

4.   IPSAS4 Shpenzimet

5.   IPSAS5 Instrumentet Financiare

6.   IPSAS6 Konsolidimi dhe Kombinimet e Sektorit Publik

7.   IPSAS7 Prezantimi i Pasqyrave Financiare dhe Shpalosjet

8.  IPSAS8 Adoptimi për herë të parë i IPSAS në bazë akruale dhe tema të tjera

Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit 

Regjistrimi fillestar

200€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 1

100€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 2

100€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 3

100€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 4

100€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 5

100€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 6

100€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 7

100€

Trajnimi & Literatura Moduli IPSAS 8

100€

Anëtarë Student IPSAS-C (anëtarësi vjetore) 

80€

Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit 

1,080€

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

Çmimi me Zbritjen 40% është 648€

Informacione të tjera të rëndësishme

Kosto e provimit ose njohjes së provimit:

(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)

65€

Ri-regjistrimi për student në IPSAS-C

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet  brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyri2met e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas  përcaktimeve të IKAF.)

200€

Anëtar Profesional IPSAS-C (anëtarësi vjetore) 

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri  më 31 janar të vitit përkatës.)

120€

Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në IPSAS-C

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve të përcaktuara do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, anëtarësimin, dhe të plotësojnë EVP-të. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve.)

200€

Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve

Kriteret për Regjistrim 


Të posedojë Diplomë të Shkollës së Mesme ose Diplomë Universitare. 
Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

 

Kriteret për Certifikim 

 

Të përmbushë të gjitha kriteret për regjistrim. 
Të vijojë dhe të kalojë katër (4) provime të certifikimit për këtë nivel. 
Provimi konsiderohet i kaluar nëse arrihet minimumi prej 50% të pikëve. 


Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera 

Teknik i Kontabilitetit është parakusht për regjistrimin në nivelin Kontabilist i Certifikuar.

Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim

Kriteret për Regjistrim 

Të posedojë Diplomë Universitare. 

Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

 

Kriteret për Certifikim 

Të posedojë Diplomën universitare; 

Të ketë përfunduar me sukses provimet e përfshira në këtë kualifikim;

Të ketë përvojë pune:

* një (1) vit në financa, kontabilitet menaxherial dhe/ose kontabilitet financiar si: (Përgatitja e pasqyrave financiare, planifikimi financiar dhe analiza, Mujori, tremujori, dhe mbyllja e fundvitit, Auditimi (i jashtëm ose i brendshëm), Përgatitja dhe raportimi i Buxhetit, Menaxhimi i librit kryesor dhe bilanceve, Parashikimi, Vendimmarrja e investimeve të Kompanisë, Analizimi i Kostos, Rreziku vlerësimi, Analiza e sistemeve të informacionit të menaxhimit, kontabiliteti i menaxhimit dhe auditimi në qeveri, financë, ose industri, Auditimi në kontabilitetin publik),

ose 

* dy (2) vite eksperience biznesore (departamente profesionale si: kontroll, buxhet, financa, kontabilitet, auditim, pajtueshmëri, operacione, menaxhment, planifikimin e korporatave, sistemet e informacionit të menaxhimit, administrimin e biznesit dhe zhvillimin, drejtuesit jo-financiarë nga shitjet, marketingu, prodhimi etj). 

Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit: 

Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
• Kontabilist i Sektorit Publik (IPSAS)
• Zyrtar i Raportimit Financiar Qeveritar
• Specialist i Implementimit të IPSAS
• Auditor i Sektorit Publik
• Specialist i Menaxhimit të Financave Publike (PFM)
• Specialist i Raportimit për Donatorë/Grante
• Specialist i Konsolidimit në Sektorin Publik
• Konsulent i Implementimit të IPSAS
• Analist i Transparencës dhe Llogaridhënies Fiskale

Rezultatet e Pritura: 

• Shpjegimi i përfitimeve të IPSAS dhe identifikimi i ndryshimeve e sfidave.
• Njohja dhe përcaktimi i standardeve në lidhje me asetet dhe me provizionet e detyrimet e kushtëzuara (IPSAS 19, IPSAS 39).
• Kuptimi dhe zbatimi i njohurive në lidhje me të ardhurat dhe instrumentet financiare (IPSAS 29 dhe IPSAS 41).
• Kuptimi i kërkesave të IPSAS 34–38 për pasqyrat e veçanta dhe të konsoliduara financiare, investimet në bashkëpunëtorë dhe marrëveshjet e përbashkëta.
• Kuptimi i mënyrës së paraqitjes së pasqyrave financiare të qëllimit të përgjithshëm për të siguruar krahasueshmëri.

Përmbledhje:

Ekspertiza e IKAF në programet studiuese mbi kontabilitetin dhe auditimin mbështet zhvillimin dhe interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik. Trajnimi kombinon teorinë me praktikën ndërkombëtare, rajonale dhe lokale, duke përgatitur institucionet publike e ndërmarrjet shtetërore për zbatimin e IPSAS.

 

Koha e organizimit

Qershor 1 (Hënë) - Shtator 20 (Diel)

Lokacioni

IKAF Prishtinë dhe Online