Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Certifikim në IPSAS (IPSAS-C) është kualifikimi kyç për kalimin e sektorit publik drejt kontabilitetit akrual dhe Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik. Në një kohë kur transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti i financave publike janë prioritete kombëtare e ndërkombëtare, IPSAS-C ofron njohuri praktike e të zbatueshme drejtpërdrejt nga institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore. Programi kombinon teorinë me praktikën ndërkombëtare, rajonale dhe lokale, duke u dhënë pjesëmarrësve mjete konkrete për zbatimin e standardeve dhe mësime nga reformat e suksesshme. Mbështetur në ekspertizën e gjerë të IKAF, IPSAS-C i pozicionon kontabilistët, auditorët dhe zyrtarët publikë në qendër të reformës së financave publike – një fushë me kërkesë të qëndrueshme dhe ndikim real në qeverisjen e mirë.
Apliko online →Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Modulet e këtij kualifikimi po zhvillohen për vetë-studim. Në IKAF Global shihni se cilat hapen së pari dhe kërkoni njoftim.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 80€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.