|
Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.
|
TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:
|
|
1.12 MENAXHER I RISKUT I CERTIFIKUAR – MRC
|
|
Institucioni Akreditues:
|
Niveli KKK
|
Kreditë & Kohëzgjatja:
|
|
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
|
V
|
40 AAP-ECVET – 3 Muaj
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin: Menaxher i Riskut i Certifikuar (MRC) është kualifikimi për profesionistët që duan të zotërojnë identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve – një kompetencë gjithnjë e më strategjike për bordet dhe menaxhmentin ekzekutiv. Programi ndërthur praktikën e auditimit të brendshëm, kontrollet financiare dhe menaxhimin e riskut, duke u mbështetur në standarde ndërkombëtare. Në një botë me pasiguri në rritje – nga risqet financiare e operacionale, te ato kibernetike dhe të qëndrueshmërisë – menaxhimi i riskut është bërë funksion qendror i qeverisjes së mirë. MRC i pajis profesionistët me aftësi për të ofruar siguri dhe këshillim mbi riskun, duke hapur rrugën drejt roleve të kërkuara në Enterprise Risk Management (ERM) dhe Governance, Risk & Compliance (GRC), në sektorin privat e publik.
Modulet e Kualifikimit:
1. MR1 Praktika e Auditimit të Brendshëm
2. MR2 Risqet dhe kontrollet financiare
3. MR3 Menaxhimi i Riskut
|
|
Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit
|
|
Regjistrimi fillestar
|
400€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli MR1
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli MR2
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli MR3
|
200€
|
|
Anëtarë Student MRC (anëtarësi vjetore)
|
120€
|
|
Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit
|
1,120€
|
|
Informacione të tjera të rëndësishme
|
|
Kosto e provimit ose njohjes së provimit:
(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)
|
85€
|
|
Kosto e rastit studimor:
(Rasti studimor është i detyrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, pa marrë parasysh përvojën e tyre, dhe formati i tij do të ofrohet nga IKAF.)
|
300€
|
|
Ri-regjistrimi për student në MRC
(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyrimet e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas përcaktimeve të IKAF.)
|
200€
|
|
Anëtar Profesional MRC (anëtarësi vjetore)
(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri më 31 janar të vitit përkatës.)
|
120€
|
|
Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në MRC
(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)
|
200€
|
|
Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve
|
|
Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:
-Aplikojnë dhe regjistrohen online,
–Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe –Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:
Afati i pagesës Zbritja Deri më 20 Qershor 2026 40% zbritje
Deri më 20 Korrik 2026 30% zbritje
Deri më 20 Gusht 2026 20% zbritje
Deri më 20 Shtator 2026 10% zbritje
Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.
Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik. Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.
Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.
|
|
Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim
|
|
Kriteret për Regjistrim
Të posedojë Diplomë Universitare.
Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në aplikacion
Kriteret për Certifikim
Të posedojë Diplomën universitare;
Dëshmi për së paku një (3) vite përvojë pune eksperience biznesore (departamente profesionale si: kontroll, buxhet, financa, kontabilitet, auditim, pajtueshmëri, operacione, menaxhment, planifikimin e korporatave, sistemet e informacionit të menaxhimit, administrimin e biznesit dhe zhvillimin, drejtuesit jo-financiarë nga shitjet, marketingu, prodhimi etj.)
Rasti studimor është i detyrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit që kanë më pak se 2 vite përvojë pune me kontratë të rregullt në Auditimin e Brendshëm, gjatë 5 viteve të fundit.
|
Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit:
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare: • Specialist / Koordinator i Riskut • Menaxher i Riskut • Zyrtar i Riskut • Konsulent i Siguridhënies mbi Riskun • Menaxher i Riskut të Ndërmarrjes (Enterprise Risk Manager) • Specialist GRC (Governance, Risk & Compliance) • Analist i Riskut Operacional • Menaxher i Vazhdimësisë së Biznesit (Business Continuity) • Analist i Riskut të Kredisë / Tregut • Analist i të Dhënave të Riskut (Risk Data Analyst)
Rezultatet e Pritura:
• Kuptimi i zhvillimit të profesionit të auditimit të brendshëm dhe kontributi në gamën e shërbimeve që auditimi i brendshëm mund t’u ofrojë klientëve. • Puna brenda Kornizës Ndërkombëtare të Praktikave Profesionale dhe zbatimi i Standardeve për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm dhe Kodin e Etikës. • Rishikimi i përgjithshëm i moduleve, me raste studimi dhe shembuj të ngjashëm me ato të trajtuara në testet IIA. • Ligjëruesit mbajnë kualifikime profesionale dhe përvojë pune në fushën e caktuar të ligjërimit.
Përmbledhje:
Certifikimi në Menaxhimin e Riskut përqendrohet në elementët kryesorë për zhbllokimin e potencialit të plotë të auditimit të brendshëm, dhe vërteton aftësinë e dikujt për të ofruar këshilla dhe siguri mbi menaxhimin e rrezikut për komitetet e auditimit dhe menaxhimin ekzekutiv.
|