Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Zyrtar i Certifikuar në Menaxhimin e Financave Publike (ZMFP) është programi gjithëpërfshirës për ata që menaxhojnë paratë publike me përgjegjësi e transparencë. Nga mbledhja dhe alokimi i fondeve, te planifikimi e ekzekutimi i buxhetit, kontabiliteti, raportimi dhe kontrolli – programi mbulon të gjithë ciklin e financave publike në një shtet demokratik. Menaxhimi i mirë i financave publike është thelbi i qeverisjes së mirë dhe i besimit të qytetarëve. ZMFP i pajis kontabilistët, auditorët, ekonomistët dhe zyrtarët publikë me aftësi praktike për të përmirësuar buxhetimin, llogaridhënien dhe transparencën fiskale – kompetenca me kërkesë të qëndrueshme institucionale dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimeve publike.
Apliko online →Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Modulet e këtij kualifikimi po zhvillohen për vetë-studim. Në IKAF Global shihni se cilat hapen së pari dhe kërkoni njoftim.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 80€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.