CERTIFIKIM – Zyrtar i Certifikuar në Menaxhimin e Financave Publike

qershor, 2026

01QershGjithë ditënCERTIFIKIM - Zyrtar i Certifikuar në Menaxhimin e Financave PublikeZMFP Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 14 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (11)Klasë (3)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.

 

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.16 ZYRTAR I CERTIFIKUAR NË MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE – ZMFP

Institucioni Akreditues: 

Niveli KKK 

Kreditë & Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 

AAP-ECVET – 4 muaj

Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet

Përmbledhje mbi Kualifikimin:Zyrtar i Certifikuar në Menaxhimin e Financave Publike (ZMFP) është programi gjithëpërfshirës për ata që menaxhojnë paratë publike me përgjegjësi e transparencë. Nga mbledhja dhe alokimi i fondeve, te planifikimi e ekzekutimi i buxhetit, kontabiliteti, raportimi dhe kontrolli – programi mbulon të gjithë ciklin e financave publike në një shtet demokratik. Menaxhimi i mirë i financave publike është thelbi i qeverisjes së mirë dhe i besimit të qytetarëve. ZMFP i pajis kontabilistët, auditorët, ekonomistët dhe zyrtarët publikë me aftësi praktike për të përmirësuar buxhetimin, llogaridhënien dhe transparencën fiskale – kompetenca me kërkesë të qëndrueshme institucionale dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimeve publike.

QËLLIMI I PROGRAMIT

Programi synon forcimin e kapaciteteve profesionale në planifikim, ekzekutim, kontroll, raportim dhe auditim të financave publike në Republikën e Kosovës. Ai integron qasjen strategjike me praktikat operative dhe mekanizmat e kontrollit dhe auditimit, duke përmbushur plotësisht kërkesat ligjore për pozitat kyçe dhe duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare PEFA, IPSAS, IIA, IMF, World Bank dhe CIPFA.

OBJEKTIVAT E TË NXËNIT

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
• Zhvillojnë dhe zbatojnë kornizën strategjike dhe makrofiskale të financave publike
• Menaxhojnë ciklin e plotë të buxhetit dhe prokurimit publik
• Zbatojnë procedurat e certifikimit të pagesave
• Identifikojnë, vlerësojnë dhe menaxhojnë risqet financiare përmes hartës së riskut
• Përgatisin pasqyra dhe raporte financiare sipas IPSAS dhe të ndjekin rekomandimet e auditimit
• Përdorin në mënyrë efektive SIMFK dhe të zbatojnë kontrollin e brendshëm të financave publike

Modulet e Kualifikimit: 


MFP1 – Korniza Strategjike dhe Makrofiskale
• Hyrje në Menaxhimin e Financave Publike
Korniza ligjore dhe institucionale
Objektivat strategjike dhe planifikimi institucional
Korniza makrofiskale
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve
Planifikimi buxhetor
Projektet kapitale dhe analiza kosto–përfitim
Metodologjia PEFA
Ushtrime praktike

MFP2 – Cikli i Buxhetit dhe Prokurimi Publik
• Parimet e prokurimit publik
Procedurat e prokurimit
Dokumentet standarde dhe vlerësimi i ofertave
Menaxhimi i kontratave
Të hyrat dhe shpenzimet publike
Menaxhimi i pasurisë
Ushtrime praktike

MFP3 – Menaxhimi Financiar, Kontabiliteti dhe SIMFK
• Menaxhimi i rrjedhës së parasë
Borxhi publik dhe instrumentet financiare
Plani kontabël i organizatave buxhetore
Struktura dhe modulet e SIMFK
Proceset operative në SIMFK
Kontrolli i brendshëm i financave publike
Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli
Llogaridhënia menaxheriale
Menaxhimi i rrezikut dhe hartimi i hartës së riskut
Strategjitë e mitigimit
Ushtrime praktike

MFP4 – Raportimi Financiar dhe Auditimi
• Korniza e auditimit të brendshëm sipas IIA
Auditimi i bazuar në risk
Planifikimi dhe procesi i auditimit
Raportimi dhe ndjekja e rekomandimeve
Standardet e raportimit financiar
Pasqyrat financiare në sektorin publik
Obligimet dhe detyrimet kontigjente
Shpalosja e informatave financiare
Ushtrime praktike

Auditimi i Brendshëm
• Korniza e IIA dhe modeli i KBFP
• Auditimi i bazuar në risk
• Planifikimi, procesi dhe raportimi i auditimit
• Ndjekja e rekomandimeve
• Ushtrime praktike


FORMA E REALIZIMIT
Ligjërata interaktive, analiza të rasteve reale nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ushtrime praktike intensive, simulime të dosjeve të pagesave, menaxhimit të kontratave dhe buxheteve, si dhe projekt final integrues.

Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit 

Regjistrimi fillestar

200€

Trajnimi & Literatura Moduli MFP1

200€

Trajnimi & Literatura Moduli MFP2

200€

Trajnimi & Literatura Moduli MFP3

200€

Trajnimi & Literatura Moduli MFP4

200€

Anëtarë Student ZMFP (anëtarësi vjetore) 

80€

Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit 

1,080€

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

Çmimi me Zbritjen 40% është 648€

Informacione të tjera të rëndësishme

Kosto e provimit ose njohjes së provimit:

(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)

65€

Ri-regjistrimi për student në ZMFP

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet  brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyri2met e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas  përcaktimeve të IKAF.)

200€

Anëtar Profesional ZMFP (anëtarësi vjetore) 

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri  më 31 janar të vitit përkatës.)

120€

Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në ZMFP

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve të përcaktuara do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, anëtarësimin, dhe të plotësojnë EVP-të. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve.)

200€

Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve

Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:

-Aplikojnë dhe regjistrohen online,

Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe
Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:

 

Afati i pagesës                        Zbritja
Deri më 20 Qershor 2026     40% zbritje

Deri më 20 Korrik 2026         30% zbritje

Deri më 20 Gusht  2026        20% zbritje

Deri më 20 Shtator 2026       10% zbritje


Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.

 

Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik.
Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.

 

Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.

Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim

Kriteret për Regjistrim 

Të posedojë Diplomë Universitare. 

Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

Kriteret për Certifikim 

Të posedojë Diplomën universitare; 

Të ketë përfunduar me sukses provimet e përfshira në këtë kualifikim;

Të ketë një (1) vit eksperience biznesore (departamente profesionale si: kontroll, buxhet, financa, kontabilitet, auditim, pajtueshmëri, operacione, menaxhment, planifikimin e korporatave, sistemet e informacionit të menaxhimit, administrimin e biznesit dhe zhvillimin, drejtuesit jo-financiarë nga shitjet, marketingu, prodhimi etj.)

Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit: 

Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
• Zyrtar i Menaxhimit të Financave Publike
• Zyrtar/Analist Buxhetor
• Auditor i Sektorit Publik
• Ekonomist në Institucione Publike
• Analist i Politikave Fiskale (Fiscal Policy Analyst)
• Zyrtar i Thesarit (Treasury Officer)
• Menaxher i Granteve dhe Fondeve të Donatorëve
• Specialist i Reformës së PFM
• Analist i Performancës dhe Transparencës Qeveritare

Rezultatet e Pritura: 

• Përcaktimi dhe vendosja në kontekst i Menaxhimit të Financave Qeveritare (GFM) dhe shpjegimi i koncepteve themelore.
• Vlerësimi se në çfarë mase çështjet e ndryshme mund të zgjidhen ose të ofrojnë mundësi të reja për ta bërë procesin e buxhetit pjesë pozitive të qeverisjes së mirë.
• Kuptimi i procesit të kontabilitetit dhe i ndryshimit të tij gjatë kalimit nga sistemet manuale në ato kompjuterike.
• Kuptimi i transparencës fiskale, raportimit financiar dhe standardeve përkatëse.

Përmbledhje:

Tema e këtij kualifikimi është menaxhimi financiar i qeverive të vendeve demokratike. Përfshin procesin me të cilin merren vendimet për mbledhjen dhe alokimin e fondeve, procesin e buxhetit dhe mënyrën e ekzekutimit të buxhetit, si dhe kontabilitetin dhe raportimin mbi rezultatet financiare të vendimeve të politikave. Gjithashtu përfshin procedurat për kontrollin dhe sigurinë (nga auditorët) mbi përdorimin e parave. Për më tepër, libri ka të bëjë me marrëdhëniet midis politikanëve, qeverisë dhe qytetarëve në përdorimin dhe kontrollin e burimeve publike, duke arritur llogari dhe transparencë.

GRUPI I SYNAR

A.
Ministritë Ministra, Zëvendësministra, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë Financash, Shefa të Buxhetit, Zyrtarë Kryesorë Financiarë, Zyrtarë Autorizues dhe Certifikues, Zyrtarë Prokurimi, Menaxherë Kontratash, specialistë të thesarit, borxhit dhe kontabilitetit, Auditorë të Brendshëm, Menaxherë Projektesh Kapitale dhe specialistë të riskut fiskal.
B. Agjencitë Qendrore dhe Institucionet e Pavarura Kryeshefë Ekzekutivë, CFO, Zyrtarë Certifikues dhe Prokurimi, Menaxherë Kontratash, specialistë KBFP, Auditorë të Brendshëm, specialistë risku dhe Menaxherë Projektesh.
C. Ndërmarrjet Publike Anëtarë Bordi, Drejtorë të Përgjithshëm, Drejtorë Financiarë, Zyrtarë Certifikues dhe Prokurimi, Menaxherë Buxheti, specialistë pasurie dhe borxhi, Auditorë të Brendshëm.
D. Komunat Kryetarë, Zëvendëskryetarë për Financa, Shefa Administrate, Drejtorë Drejtorish, Drejtorë Financash, Zyrtarë Certifikues, Zyrtarë Prokurimi, Menaxherë Kontratash, specialistë kontabiliteti, Auditorë komunalë.
E. Institucione të tjera Zyrtarë në Kuvend, Gjykata, Prokurori, institucione arsimore publike dhe Menaxherë Kontratash në çdo institucion publik.

NIVELI DHE CERTIFIKIMI

Niveli: Profesional Certifikim:
Certifikatë profesionale ndërkombëtare me theks në Menaxhimin e Financave Publike sipas PEFA, IPSAS, IIA dhe Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë të Republikës së Kosovës.

PËRFITIMET

• Certifikim që rrit perspektivën profesionale
• Aftësi praktike të aplikueshme menjëherë
• Përmbushje e kërkesave ligjore
• Rrjetëzim profesional


REGJISTRIMI

Programi është i hapur për regjistrim të menjëhershëm. Data e fillimit: 25 Mars 2026.

 

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Hënë)

Lokacioni

IKAF Prishtinë dhe Online