Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Kontabilist i Certifikuar (KC) është kualifikimi qendror për profesionistët që synojnë të zotërojnë raportimin financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF/IFRS). Programi thellon ekspertizën në raportim e konsolidim financiar, kontroll të brendshëm, menaxhim performance, auditim dhe menaxhim financiar, duke i kthyer njohuritë në vendime që kanë vlerë reale për biznesin. I njohur nga tregu si dëshmi e kompetencës profesionale, KC hap dyert drejt pozitave senior në kontabilitet, raportim e financë, si dhe është parakusht për nivelin Auditor i Certifikuar. Me njohje ndërkombëtare (ICB Global, AAT, IFA, IPA) dhe fokus në zbatim praktik, KC i pajis profesionistët privatë e publikë me aftësitë që kërkon ekonomia moderne, përfshirë raportimin e qëndrueshmërisë (ESG) dhe analizën financiare.
Apliko online →Teknik i Kontabilitetit është parakusht për të regjistruar nivelin “Kontabilist i Certifikuar”. Kontabilist i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin “Auditor i Certifikuar”.
Pasi të certifikoheni si Kontabilist i Certifikuar, mund të bëheni anëtarë në organizatat ndërkombëtare simotra me të cilat IKAF ka marrëveshje, si:
Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Filloni menjëherë me vetë-studim, me qasje nga kudo dhe me ritmin tuaj. Modulet tjera shtohen sapo të përfundojnë.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 90€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.
Sipas Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, IKAF-i, si shoqatë profesionale e licencuar nga KKRF-ja, ju pajis me certifikatë drejtpërdrejt sapo t’i kaloni provimet, në të gjitha format e studimit. Nëse dëshironi që certifikata të vërtetohet edhe nga AKK-ja, kërkojeni me email në trajnim@ikaf.org para nënshkrimit të kontratës; atëherë ndiqni planin e plotë të trajnimeve me grupin.