CERTIFIKIM – Këshilltar Tatimor i Licencuar

qershor, 2026

01QershGjithë ditën20ShtatorCERTIFIKIM - Këshilltar Tatimor i LicencuarKTL Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 7 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (6)Klasë (1)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.

 

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.9 KËSHILLTAR TATIMOR I LICENCUAR – KTL

Institucioni Akreditues: 

Niveli KKK 

Kreditë & Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 

60 AAP-ECVET – 3 Muaj

Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet

Përmbledhje mbi Kualifikimin:
Këshilltar i Tatimor i Licencuar është një kredencial për praktikuesit që trajtojnë çështje të sofistikuara të planifikimit të taksave. Ekspertiza e tyre mbulon deklaratat tatimore për individët, subjektet afariste, pasuritë, si dhe planifikimin e taksave, konsulencën tatimore dhe etikën.

Këshilltari i Tatimor i Licencuar është një certifikim për praktikuesit e taksave që kanë përvojë dhe dëshirojnë të sofistikojnë njohuritë të mëtejme mbi tatimet dhe përgatitjen e deklaratave tatimore me një ekspertizë në të gjitha çështjet gjithëpërfshirëse.

Modulet e Kualifikimit: 

1. KT4 Raportimi Financiar dhe Analiza Financiare

2. KT5 Tatimet e Avancuara

3. KT6 Tatimet Ndërkombëtare dhe Tatimet në BE

Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit 

Regjistrimi fillestar

200€

Trajnimi & Literatura Moduli KT4

200€

Trajnimi & Literatura Moduli KT5

200€

Trajnimi & Literatura Moduli KT6 Tatimet Ndërkombëtare dhe Tatimet në BE

200€

Anëtarë Student KTL (anëtarësi vjetore) 

60€

Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit 

860€

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

Çmimi me Zbritjen 40% është 516€

Informacione të tjera të rëndësishme

Kosto e provimit ose njohjes së provimit:

(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)

70€

Ri-regjistrimi për student në KTL

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet  brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyri2met e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas  përcaktimeve të IKAF.)

200€

Anëtar Profesional KTL (anëtarësi vjetore) 

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri  më 31 janar të vitit përkatës.)

120€

Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në KTL

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen  nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e  papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy  vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)

200€

Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve

Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:

-Aplikojnë dhe regjistrohen online,

Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe
Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:

 

Afati i pagesës                        Zbritja
Deri më 20 Qershor 2026     40% zbritje

Deri më 20 Korrik 2026         30% zbritje

Deri më 20 Gusht  2026        20% zbritje

Deri më 20 Shtator 2026       10% zbritje


Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.

 

Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik.
Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.

 

Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.

Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim

Kriteret për Regjistrim 

Të posedojë Diplomë Universitare. 

Certifikatën si Këshilltar Tatimor

Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

 

Kriteret për Certifikim 

Të posedoj certifikatën si Këshilltar Tatimor i Certifikuar; 

Të ketë përfunduar me sukses provimet e përfshira në këtë kualifikim; 

Dëshmi për së paku një tre (3) vite përvojë pune (tatime, kontabilitet, auditim, financa).

 

Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera 

Këshilltar Tatimor është parakusht për të regjistruar nivelin ”Kështilltar Tatimor i Licencuar”.

Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit: 

Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
• Këshilltar Tatimor i Licencuar
• Konsulent Tatimor për Korporata
• Specialist i Planifikimit Tatimor
• Ekspert i Tatimeve të Avancuara
• Specialist i Tatimeve Ndërkombëtare / Transfer Pricing
• Konsulent i Tatimeve të BE-së dhe Ndërkufitare
• Menaxher Tatimor (Tax Manager)
• Specialist i Strategjisë dhe Optimizimit Tatimor
• Konsulent i Pajtueshmërisë Tatimore Ndërkombëtare (BEPS)

Rezultatet e Pritura: 

• Diskutimi dhe aplikimi i kornizës konceptuale e rregullative për raportim financiar dhe përgatitja e pasqyrave financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare.
• Kuptimi i doganave, akcizave dhe tatimeve mbi të ardhurat personale e të korporatave.
• Kuptimi, analizimi dhe aplikimi i ligjeve të BE-së, qëllimeve, përmbajtjes dhe zhvillimeve të reja.
• Njohja dhe analizimi i tatimeve ndërkombëtare dhe etikës fiskale, si dhe trajtimi i çështjeve të punës ndërkufitare.

Përmbledhje: 

Këshilltari Tatimor i Licencuar trajton çështje të sofistikuara të planifikimit të taksave për individë, subjekte afariste dhe pasuri, përfshirë konsulencën tatimore, tatimet ndërkombëtare dhe etikën. Ai u shërben klientëve duke optimizuar pozicionin e tyre tatimor dhe duke shpjeguar ligjin dhe strategjitë tatimore në mënyrë të qartë e të kuptueshme.

Koha e organizimit

Qershor 1 (Hënë) - Shtator 20 (Diel)

Lokacioni

IKAF Prishtinë dhe Online