Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Vlerësues i Bizneseve i Licencuar (VBL) është niveli elitë i profesionit të vlerësimit, i destinuar për ata që duan të zotërojnë temat e avancuara, vlerësimin për raportim financiar dhe përkrahjen gjyqësore. Ky kualifikim shndërron analistin në ekspert të besueshëm, të aftë të japë mendim profesional në kontekste komplekse – nga transaksionet e mëdha te mosmarrëveshjet ligjore. Me njohje ndërkombëtare nëpërmjet procesit të njohjes me CBV Institute (Kanada), VBL është një diferencues i fuqishëm në karrierë dhe një vulë cilësie e rrallë në treg. Programi përgatit profesionistë që mund të dëshmojnë si ekspertë, të hartojnë raporte vlerësimi me peshë gjyqësore dhe të këshillojnë në vendimet më të rëndësishme financiare të një organizate.
Apliko online →Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin “Vlerësues i Bizneseve i Licencuar”.
Pasi të certifikoheni si Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar, mund t’i nënshtroheni procesit të njohjes së provimeve në Institutin Kanadez për Licencimin e Vlerësuesve të Biznesit (ku është i bazuar syllabusi):
Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Modulet e këtij kualifikimi po zhvillohen për vetë-studim. Në IKAF Global shihni se cilat hapen së pari dhe kërkoni njoftim.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 110€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.