Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Auditor i Certifikuar (AC) është kualifikimi që aftëson profesionistët për të kryer auditime të jashtme të pasqyrave financiare – një rol me prestigj, pavarësi dhe përgjegjësi ndaj besimit publik. Përmes moduleve të avancuara në raportim korporatash, analizë biznesi, tatime të avancuara dhe auditim e siguridhënie, kandidatët mësojnë të vlerësojnë shëndetin financiar të organizatave dhe të garantojnë pajtueshmërinë me standardet ligjore e të raportimit. Auditorët janë gjithnjë në kërkesë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe AC përbën hapin vendimtar drejt titullit Auditor Ligjor (i licencuar nga KKRF). Programi ndërthur ekspertizën teknike me aftësitë moderne të auditimit të bazuar në të dhëna dhe siguridhënies mbi qëndrueshmërinë (ESG), duke pozicionuar të diplomuarit për një karrierë me autoritet dhe ndikim.
Apliko online →Kontabilist i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin “Auditor i Certifikuar”.
Pasi të certifikoheni si Auditor i Certifikuar, mund të bëheni anëtarë në organizatat ndërkombëtare simotra me të cilat IKAF ka marrëveshje, si:
Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Filloni menjëherë me vetë-studim, me qasje nga kudo dhe me ritmin tuaj. Modulet tjera shtohen sapo të përfundojnë.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 110€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.
Sipas Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, IKAF-i, si shoqatë profesionale e licencuar nga KKRF-ja, ju pajis me certifikatë drejtpërdrejt sapo t’i kaloni provimet, në të gjitha format e studimit. Nëse dëshironi që certifikata të vërtetohet edhe nga AKK-ja, kërkojeni me email në trajnim@ikaf.org para nënshkrimit të kontratës; atëherë ndiqni planin e plotë të trajnimeve me grupin.