|
Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.
|
TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:
|
|
1.10 KONTROLLOR I CERTIFIKUAR (KON-C)
|
|
Institucioni Akreditues:
|
Niveli KKK
|
Kreditë & Kohëzgjatja:
|
|
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
|
V
|
36 AAP-ECVET – 3 Muaj
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin: Kontrollor i Certifikuar (KON-C) zhvillon kompetencat thelbësore të kontrollorit modern – nga praktikat më të mira të kontrollit, te kontabiliteti financiar, menaxhimi efikas dhe planifikimi e implementimi. Kontrollori i sotëm nuk është vetëm “ruajtës i numrave”, por partner strategjik i menaxhmentit që transformon të dhënat në vendime. Me njohje duale ndërkombëtare nëpërmjet Controller Akademie (Gjermani), KON-C i jep kandidatëve një kredencial me besueshmëri evropiane. Programi i pajis me mjete praktike të kontrollit, planifikimit dhe analizës së performancës që janë gjithnjë e më të kërkuara në kompani që kalojnë nëpër transformim digjital – duke hapur rrugën drejt roleve FP&A, business controlling dhe nivelit të licencuar (KON-L).
Modulet e Kualifikimit:
1. Kon1 Praktika më e mirë e kontrolluesve
2. Kon2 Kontabiliteti Financiar dhe Menaxhimi Efikas
3. Kon4 Planifikimi dhe Implementimi
Njohja Ndërkombëtare:
Ju merrni një Certifikatë e cila ka njohje duale të nivelit Controllers Certificate (CA) e cila ofrohet nga organizata Gjermane Controller Akademie (CA)
|
|
Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit
|
|
Regjistrimi fillestar
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli Kon1
|
400€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli Kon2
|
400€
|
| |
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli Kon4
|
400€
|
|
Anëtarë Student KON-C (anëtarësi vjetore)
|
80€
|
|
Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit
|
1,880€
|
|
Informacione të tjera të rëndësishme
|
|
Kosto e provimit ose njohjes së provimit:
(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)
|
85€
|
|
Ri-regjistrimi për student në KON-C
(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyri2met e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas përcaktimeve të IKAF.)
|
200€
|
|
Anëtar Profesional KON-C (anëtarësi vjetore)
(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri më 31 janar të vitit përkatës.)
|
80€
|
|
Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në KON-C
(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve të përcaktuara do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, anëtarësimin, dhe të plotësojnë EVP-të. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve.)
|
200€
|
|
Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve
|
|
Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:
-Aplikojnë dhe regjistrohen online,
–Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe –Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:
Afati i pagesës Zbritja Deri më 20 Qershor 2026 40% zbritje
Deri më 20 Korrik 2026 30% zbritje
Deri më 20 Gusht 2026 20% zbritje
Deri më 20 Shtator 2026 10% zbritje
Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.
Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik. Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.
Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.
|
|
Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim
|
|
Kriteret për Regjistrim
Të posedojë Diplomë Universitare.
Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në aplikacion.
Kriteret për Certifikim
Të posedojë Diplomën universitare;
Të ketë përfunduar me sukses provimet e përfshira në këtë kualifikim;
Dëshmi për së paku një (1) vit përvojë pune eksperience biznesore (departamente profesionale si: kontroll, buxhet, financa, kontabilitet, auditim, pajtueshmëri, operacione, menaxhment, planifikimin e korporatave, sistemet e informacionit të menaxhimit, administrimin e biznesit dhe zhvillimin, drejtuesit jo-financiarë nga shitjet, marketingu, prodhimi etj)
Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera
Kontrollor i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin ”Kontrollor i Licencuar”.
|
Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit:
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare: • Certifikues i Pagesave • Kontrollor / Controller • Specialist i Kontabilitetit të Kostove • Punonjës në Planifikim Korporativ • Analist në Sistemet e Informacionit të Menaxhimit • Business Controller / Partner Financiar i Biznesit • Analist FP&A (Planifikim & Analizë Financiare) • Analist i Performancës / Business Intelligence • Cost Controller / Kontrollor i Kostove • Specialist i Kontrollit për Transformim Digjital
Rezultatet e Pritura:
• Kuptimi i mënyrës se si strukturohen sistemet moderne kontrolluese (strategjia, rezultatet, financat) dhe zgjerimi i mjeteve. • Praktikimi i mjeteve dhe zhvillimi i aftësive të diskutimit dhe udhëheqjes. • Zgjerimi i portofolit të aftësive për të përfshirë kontrollin e strategjisë, përfitimit, financave dhe shitjeve. • Aplikimi i aftësive të zhvilluara në një studim rasti që përfshin dy sektorë të një kompanie reale.
Përmbledhje:
Kontrollor i Certifikuar dëshmon arritjen e aftësive kontrolluese të certifikuara nëpërmjet fazave I, II dhe IV të Programit të Trajnimit të Kontrolluesve. Programi fokusohet në tema metodologjike e funksionale dhe në zbatimin praktik të mjeteve të kontrollit modern.
|