|
Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.
|
TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:
|
|
1.8 KËSHILLTAR TATIMOR – KT
|
|
Institucioni Akreditues:
|
Niveli KKK
|
Kreditë & Kohëzgjatja:
|
|
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
|
V
|
49 AAP-ECVET – 3 Muaj
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin: Këshilltar Tatimor është një certifikim për praktikuesit e taksave që kanë një njohuri dhe dëshirojnë të fitojnë njohuri të mëtejme mbi tatimet dhe përgatitjen e deklaratave tatimore me një ekspertizë në të gjitha çështjet gjithëpërfshirëse. Modulet e Kualifikimit:
1. KT1 Kontabiliteti Financiar
2. KT2 Ligjet e Biznesit
3. KT3 Tatimet
|
|
Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit
|
|
Regjistrimi fillestar
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli KT1
|
100€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli KT2
|
100€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli KT3
|
100€
|
|
Anëtarë Student KT (anëtarësi vjetore)
|
45€
|
|
Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit
|
545€
|
|
Informacione të tjera të rëndësishme
|
|
Kosto e provimit ose njohjes së provimit
(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)
|
45€
|
|
Ri-regjistrimi për student në KT
(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyrimet e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas përcaktimeve të IKAF.)
|
200€
|
|
Anëtar Profesional KT (anëtarësi vjetore)
(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri më 31 janar të vitit përkatës.)
|
60€
|
|
Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në KT
(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)
|
200€
|
|
Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve
|
|
Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:
-Aplikojnë dhe regjistrohen online,
–Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe –Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:
Afati i pagesës Zbritja Deri më 20 Qershor 2026 40% zbritje
Deri më 20 Korrik 2026 30% zbritje
Deri më 20 Gusht 2026 20% zbritje
Deri më 20 Shtator 2026 10% zbritje
Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.
Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik. Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.
Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.
|
|
Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim
|
|
Kriteret për Regjistrim
Të posedojë Diplomë Universitare.
Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në aplikacion.
Kriteret për Certifikim
Të ketë përfunduar me sukses provimet e përfshira në këtë kualifikim;
Dëshmi për së paku një (1) vit përvojë pune (tatime, kontabilitet, auditim, financa), apo;
Dëshmi për së paku dy (2) vite përvojë pune eksperience biznesore (departamente profesionale si: kontroll, buxhet, financa, kontabilitet, auditim, pajtueshmëri, operacione, menaxhment, planifikimin e korporatave, sistemet e informacionit të menaxhimit, administrimin e biznesit dhe zhvillimin, drejtuesit jo-financiarë nga shitjet, marketingu, prodhimi etj);
Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera
Këshilltar Tatimor është parakusht për të regjistruar nivelin ”Kështilltar Tatimor i Licencuar”.
|
Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit:
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare: • Këshilltar Tatimor • Përgatitës i Deklaratave Tatimore • Specialist Tatimor në Firma Kontabiliteti • Asistent në Planifikim Tatimor • Specialist i Pajtueshmërisë Tatimore (Tax Compliance) • Specialist i TVSH-së / Tatimeve Indirekte • Analist i Teknologjisë Tatimore (Tax Technology) • Konsulent Tatimor për Biznese (SME Tax Advisory) • Specialist i Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave
Rezultatet e Pritura:
• Sqarimi i hapësirës dhe qëllimit të raportimit financiar; përcaktimi i karakteristikave cilësore të informatave financiare; demonstrimi i hyrjes së dyfishtë dhe sistemeve të kontabilitetit. • Identifikimi i elementeve thelbësore të sistemit ligjor dhe zbatimi i rregullave të duhura ligjore në marrëdhëniet e detyrimeve. • Kuptimi i llojeve të bizneseve, procedurave tatimore dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. • Kuptimi i doganave, akcizave, Tatimit mbi të Ardhurat Personale e të Korporatave, dhe kërkesave ligjore për raportim/auditim të pasqyrave financiare.
Përmbledhje:
Ky certifikim përgatit kandidatët për role profesionale në financë dhe kontabilitet, duke u fokusuar në aftësi praktike për sektorin privat dhe publik.
|