Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe provim. Aty ku moduli është në IKAF Global, mund ta filloni menjëherë në vetë-studim ose ta provoni me kuizin falas.
Kontrollor i Certifikuar (KON-C) zhvillon kompetencat thelbësore të kontrollorit modern – nga praktikat më të mira të kontrollit, te kontabiliteti financiar, menaxhimi efikas dhe planifikimi e implementimi. Kontrollori i sotëm nuk është vetëm “ruajtës i numrave”, por partner strategjik i menaxhmentit që transformon të dhënat në vendime. Me njohje duale ndërkombëtare nëpërmjet Controller Akademie (Gjermani), KON-C i jep kandidatëve një kredencial me besueshmëri evropiane. Programi i pajis me mjete praktike të kontrollit, planifikimit dhe analizës së performancës që janë gjithnjë e më të kërkuara në kompani që kalojnë nëpër transformim digjital – duke hapur rrugën drejt roleve FP&A, business controlling dhe nivelit të licencuar (KON-L).
Apliko online →Kontrollor i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin “Kontrollor i Licencuar”.
Kostot sipas konkursit Mars 2027. Afatet dhe kushtet e pagesës i gjeni te konkursi i plotë.
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
Modulet e këtij kualifikimi po zhvillohen për vetë-studim. Në IKAF Global shihni se cilat hapen së pari dhe kërkoni njoftim.
Hap në IKAF Global → Kuizet falasAplikimi zyrtar bëhet përmes formularit Apliko online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike me planin e pagesës; kontrata nënshkruhet para pagesës. Butonat Online, Klasë dhe Vetë-studim në krye të kësaj faqeje shërbejnë vetëm për të shprehur interesim – ekipi i IKAF-it ju kontakton.
Tarifa e provimit ose e njohjes së provimit është 110€ për provim. Nuk ka zbritje dhe paguhet vetëm kur i nënshtroheni provimit ose njohjes; provimi i përsëritur paguhet me tarifën në fuqi. Paguani vetëm 50% të tarifës së njohjes për provimin e njëjtë të të njëjtit kualifikim, kur dëshmoni se e keni paguar dhe kaluar me sukses në një organizatë tjetër profesionale, ose kur riktheheni në IKAF në kualifikimin që e keni ndjekur më parë.
Trajnimet në klasë dhe online fillojnë në mars 2027. Vetë-studimi fillon sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa, me qasje një vit dhe ritëm sipas jush.