Çdo modul ka trajnim, literaturë dhe ushtrime praktike. Provoni falas kuizin e çdo moduli dhe shihni nivelin tuaj para se të regjistroheni.
Njohuritë themelore për rolin e kontabilistit në organizatat moderne: konceptet bazë të biznesit, strukturat organizative, etika profesionale dhe proceset financiare.
Si përdoret informacioni financiar për të planifikuar, kontrolluar dhe përmirësuar performancën e një organizate – baza e vendimmarrjes efikase.
Parimet dhe konceptet e kontabilitetit financiar dhe aftësitë teknike të hyrjes së dyfishtë, deri te përgatitja e pasqyrave financiare themelore.
Tatimet në Kosovë, nga numri fiskal deri te deklarata vjetore: regjistrimi i biznesit, librat, TVSH-ja, tatimi në paga, tatimi personal e i korporatave, dogana – çdo rregull me nenin e ligjit dhe shembull me shifra.
Programi ndërton një themel të fortë në kontabilitetin financiar e menaxherial, tatime dhe raportim, duke i pajisur kandidatët me aftësitë praktike që kërkohen çdo ditë në departamentet financiare të bizneseve private dhe institucioneve publike – nga regjistrimet kontabël dhe përgatitja e pasqyrave, te llogaritjet tatimore dhe puna me sisteme moderne kontabël (software/ERP). Me certifikatën TK mund të anëtarësoheni në ICB Global dhe AAT, dhe vazhdoni drejt Kontabilistit të Certifikuar.
Apliko online →Teknik i Kontabilitetit është parakusht për regjistrimin në nivelin Kontabilist i Certifikuar.
Çdo kandidat me diplomë të shkollës së mesme ose universitare.
Jo. Jo-ekonomistët ndjekin edhe modulin F1 – Kontabilisti në Biznes.
Vetëm përmes Aplikimit online. Pas verifikimit merrni kontratën elektronike dhe pastaj paguani.
Klasë dhe online në mars 2027; vetë-studimi sapo të nënshkruhet kontrata dhe të konfirmohet pagesa.