Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Përfitimet e EVP-ve
Front_image

Edukimi i Vazhdueshëm Profesional

Edukimi i vazhdueshëm profesional EVP nëkupton ruajtjen dhe zhvillimin e njohurive, aftësive dhe përvojave në lidhje me aktivitetet tuaja profesionale. Është përgjegjësi e vetë profesionistëve që të zhvillojnë dhe mbajnë kompetencën profesionale duke ndjekur vazhdimisht EVP aktivitetet.

IKAF duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare ka krijuar politikat dhe rregulloret e saja për trajtimin e EVP-ve për anëtarët e saj. Kjo politikë është e punuar konform standardeve mbi EVP të lëshuara nga FNK, Udhzimet dhe Kornizës Ndërkombëtare të Praktikave Profesionale nga IIA Global, pjesërisht nga Ligji i Kosovës për Kontrollë të Brendshëm si dhe Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Si anëtar i IKAF, ju duhet të ndjekni dhe raportoni aktivitetet e EVP-ve, konform politikës së IKAF.

Shkarko broshurën Deklaro (EVP/CPD)

Gjeni programet më të mira të EVP

Ne jemi lider në vend dhe rajon, për ofrimin e programeve më cilësore dhe më të fundit mbi edukimin e vazhdueshëm professional. Me programe nga më të ndryshme, me një game të gjerë temash dhe me ligjerues ekspert ju mund të fitoni aftësitë dhe njohuritë e duhura mbi profesionin tuaj.

Deklarimi i EVP-ve

Ju duhet që të plotësoni një deklarim të EVP-ve për çdo vit. Ne do ta kërkojmë një gjë të tillë atëherë kur kërkohet rishikimi i anëtarësisë. Deklarimi është shumë i thjeshtë, ju mund ta bëni atë online dhe ju merr vetëm pak kohë.

Rregulloret

Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Planifikoni EVP-të
Planifikoni EVP-të tuaja

Si anëtar, ju kërkohet të mbani dhe zhvilloni njohuritë dhe aftësitë tuaja me qëllim që të qëndroni të azhurnuar në rolin tuaj. Ju duhet të deklaroni përputhjen tuaj me kërkesat e EVP-ve çdo vit, dhe ne ju kërkojmë ta bëni këtë në kohën që bëni riantarësimin tuaj, por jo më vonë se 31 dhjetor.

Cilat aktivitete llogariten si EVP?

Në si IKAF veprojmë në qasjen e bazuar në rezultate në EVP.

Deklaroni EVP-të

IKAF kërkon nga ju që të plotësoni gjatë vitit numrin e kërkuar të EVP-ve bazuar në certifikimin që ju mbani.Anëtarëve u kërkohet të përfundojnë kër numër të EVP-ve permes pjesmarrjes në programe formale bazuar në gjykimet e tyre mbi rezultatet, llojin dhe efikasitetin në rolin e tyre.

Këtu janë vetëm disa nga aktivitetet për EVP që IKAF ofron për të ndihmuar në mbështetjen dhe kontributin tuaj në EVP:

merrni pjesë në seminaret e ofruar nga IKAF - të krijuara posaçërisht për profesionistët e kontabilitetit, auditimit dhe financave;

merrni pjesë në aktivitet e organizuara nga IKAF si konferencat, punëtorit, tryeza të rrumbullakëta, seminare dhe webinarë që synojnë posaçërisht anëtarët e IKAFIT

Përveç programeve formale arsimore, individët e certifikuar mund të fitojnë EVP edhe përmes një sërë aktivitetesh të tjera kualifikuese, duke përfshirë:

Ndjekja e ndonjë Certifikimi tjetër nga IKAF;

Shkrimi ose kontributi në publikimet relevante të IKAF mbi profesionin që ju i përkisni;

Përkthimi i botimeve relevante të IKAF mbi profesionin që ju i përkisni;

Ligjerimet apo prezentimet mbi profesionin që ju i përkisni në IKAF.

Pjesëmarrja si vullnetar ekspert i fushes përkatëse relevante me profesionin në trajtimin e qështjeve të ndryshme në IKAF.

Kryerja e vlerësimeve të cilësisë në IKAF.

Perjashtimet nga EVP-të
Perjashtimet nga EVP-të

Nuk jeni aktualisht i angazhuar me punë? Kërkesat për EVP mund të ndryshojnë në varësi të rrethanave tuaja.

Gjërat që nuk mund t’i bëni kur të kërkoni lirimin nga EVP-të:

  • Të kryeni shërbime kontabiliteti (me apo pa fitim)
  • Të kryeni çfarëdo shërbimi tjetër që jus jell fitim, që ndërlidhet me kontabilitet
  • Të keni ndonjë qëllim për të ofruar shërbimet e mësipërme në të ardhmen
Përjashtimet në rastet e veçanta

IKAF sipas kërkesës, mund të bëjë përjashtime të pjesshme ose të plota nga kërkesat e raportimit për individët e certifikuar kur ka arsye, siç është shërbimi ushtarak ose vështirësitë individuale. Dokumentacioni mbështetës kërkohet të dërgohet para se të shqyrtohen përjashtimet. Kërkesa e indvideve për përjashtime në rastet e veçanta duhet të bëhet para afatit të raportimit të EVP-ve, në të kundërtën kërkesa nuk do të shqyrtohet. Kërkesa për përjashtime mund të bëhet përmes SMIS, me e-mail, ose duke e dorzuar kërkesen në zyret IKAF.

Anëtarët e pensionuar

Individët në pension janë të përjashtuar nga të gjitha kërkesat e raportimit për aq kohë sa ata mbeten në pension. Është përgjegjësi e individit të certifikuar për të njoftuar IKAF kur ai ose ajo është i/e pensionuar, duke paraqitur një kërkesë të ndryshimit të statusit përmes Sistemit të Menaxhimit të Anëtarëve të Certifikuar. Megjithatë, nëse rastësisht bëni ndonjë punë në fushën e kontabilitetit, ose në ndonjë profesion tjetër, ju duhet të vazhdoni të bëni avancim përmes EVP-ve.

Juve ju nevojitet vazhdimi i EVP-ve edhe nëse jeni i angazhuar në ndonjë punë vullnetare që ndërlidhet me kontabilitet.

Përjashtimet e Pjesëshme

Nëse jeni i papunë ose keni bërë pushim në karrierë në momentin e raportimit të EVP tuaja atëherë do të klasifikoheni si 'jo praktikues', që do të thotë që ju duhet të ndjekni (EVP të përcaktura/12muaj).

Nëse keni marrë pushimin e lehonisë gjatë periudhës raportuese (deri më 31 dhjetor) dhe keni punuar për më shumë se gjashtë muaj të vitit atëherë do të klasifikoheni si 'praktikues'. Numri i EVP-ve që ju do të pritet të ndjekni (EVP të përcaktura/12muaj) x muajt e punes.

Nëse keni punuar për më pak se gjashtë muaj atëherë do të klasifikoheni si 'jo-praktikues' dhe do duhet të ndjekni (EVP të përcaktura/12muaj).

Rregulloret për (EVP)
Rregulloret për EVP

Të gjithë anëtarët janë pjesë e EVP-ve vjetore, përveç atyre që janë të përjashtuar nga këto rregullore.

Rregullorja efektive nga 1 Janari, 2019

  1. Anëtarët duhet të bashkëpunojnë me IKAF, me staftin apo me çdo Komision që kryen funksione në bazë të Statutit, Politikave dhe Rregulloreve të IKAF.
  2. Anëtarët duhet të ofrojnë çdo informacion të kërkuar sipas rregulloreve dhe poltikave të IKAF, menjëherë dhe në përputhje me kushtet e specifikuara. Informacioni përfshin çdo dëshmi të kërkuar për të demonstruar përputhshmërinë me Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional. Dëshmitë e tilla mund të përfshijnë shënime, dokumente dhe informata të tjera qoftë në formë të shtypur ose në formë elektronike.
  3. Në rastet kur IKAF ka ndonjë çështje ose shqetësim lidhur me dokumentet për raportim të EVP-ve, obligohet që për këtë ta njoftojë anëtarin me shkrim. Anëtari duhet që, brenda 15 ditëve të punës nga marrja e njoftimit, të japë një përgjigje me shkrim për adresimin e çështjeve apo shqetësimeve të tilla.
  4. Kur një anëtar është i përjashtuar nga deklarimi i EVP-ve, Poltikat pë Edukim të Vazdhueshëm Profesional nuk aplikohen.
  5. Anëtarët duhet të plotësojnë një raport vjetor deklarues për EVP në pajtueshmëri me oltikat pë Edukim të Vazdhueshëm Profesional.
  6. Kur një anëtar bën një ankesë dhe mbetet i pakënaqur për sjelljen e stafit të IKAF përgjegjës për administrimin e deklarimit të raportit mbi EVP, atëherë Komiteti emëron një nga anëtarët e tij për të shqyrtuar ankesën. Anëtari i caktuar i Komitetit do të marrë parasysh përfaqësimet me shkrim ose me gojë nga pala dhe të gjitha dokumentet që ai i konsideron të rëndësishme. Ai mund të bëjë hetime të tilla që ai i gjykon si të përshtatshme dhe më pas t'i raportojë Komitetit.
  7. Komiteti në raste të jashtëzakonshme mundet të pranojë raportin e deklarimit të EVP-ve të konfirmuar nga një organizatë tjetër jashtë shtetit si të përputhshme me Poltikat pë Edukim të Vazdhueshëm Profesional.
  8. Në këto rregullore të EVP-së, përveç nëse konteksti e kërkon ndryshe ose shpreh referencë, fjalët dhe frazat në këto rregullore kanë të njëjtin kuptim si në Poltikat pë Edukim të Vazdhueshëm Profesional.
  9. Komiteti ka fuqinë të ndryshojë ose të heqë dorë nga rregulloret e mësipërme
Referencë

Poltikat për Edukim të Vazdhueshëm Profesional të lëshuara nga IKAF.

  • Me përjashtim të rasteve të parashikuara në rregullore, një anëtar do të të identifikoj nevojat e tij për trajnim dhe zhvillim duke pasur parasysh punën profesionale rolet e tjera që i ushtron;
  • Të veprojë menjëherë për të përmbushur nevojat e tilla; dhe
  • Të vërtetoj çdo vit për zbatimin e këtyre dispozitave të Institutit dhe, nëse kërkohet nga Instituti, të sigurojë dëshmi të tilla të pajtueshmërisë, sipas nevojës.

Bëhu Anëtar

Të qenit një Profesionist i Certifikuar nga IKAF nuk është një arritje e zakonshme. Kualifikimi juaj ju veçon si një anëtar i një organizate profesionale me ndikim dhe me respekt, duke ju hapur shumë mundësi drejt zhvillimit dhe ekspertizes në profesionin tuaj
Pyetje për EVP

Pyetjet më të shpeshta

EVP-të vjetore të kërkuara në bazë të Certifikimit


Statusi Raportues


Praktikues

Kategoritë e Certifikimeve

EVP-të vjetore

Auditor i Brendshëm i Certifikuar

40

Auditor i Jashtëm i Certifikuar

40

Kontabilist i Certifikuar

40

Teknik i Kontabilitetit

30

Nëpunës i Kontabilitetit

30

EVP-të vjetore në bazë të Statusit Raportues
Cka nënkupton statusi praktikues dhe jo-praktikues?
Cka duhet të bëjë që të kem statusin aktiv në IKAF?
A duhet të raportojnë për EVP, Individët në Pension?
A duhet të raportojnë për EVP, Individët e papunë?
A duhet të raportoj EVP-të nëse kam qenë në pushimin e lehonisë?
Sa EVP duhet të raportoj nëse kam punuar më pakë se gjashtë muaj?
Cili është numri i EVP-ve vjetore që duhet të ndjekë ?
A ka ndonjë lëshim për individët që mbajnë më shumë se një kualifikim ?
Sa orë mbi fushen e ETIKES më duhet t’i ndjekë?
A mund të ketë përjashtime për raste të veçanta?
Si bëhet matja e EVP-ve?
Cilat janë fushat që duhet ti ndejkë programet e EVP-ve?
Cka duhet të përmbajë një program EVP që të konsiderohet i pranueshëm nga IKAF?