|
Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.
|
TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:
|
|
1.11 KONTROLLOR I LICENCUAR (KON-L)
|
|
Institucioni Akreditues:
|
Niveli KKK
|
Kreditë & Kohëzgjatja:
|
|
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
|
V
|
24 AAP-ECVET – 2 Muaj
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin: Kontrollor i Licencuar (KON-L) certifikon përsosmërinë kontrolluese në rolin si partner strategjik i menaxhimit. Përtej mjeteve teknike, ky nivel thellon aftësitë e komunikimit, prezantimit dhe udhëheqjes joformale – aftësi që e shndërrojnë kontrollorin nga analist në bashkëbisedues të besuar të drejtuesve. Me njohje duale ndërkombëtare (Controller Akademie, Gjermani), KON-L është niveli elitë i familjes së kontrollit. Programi përgatit profesionistë që krijojnë transparencë, ndikojnë në vendimmarrje dhe drejtojnë procese në kompani që transformohen – një diferencues i fortë për pozita senior në financa e kontroll.
Modulet e Kualifikimit:
1. Kon3 Raportimi dhe Komunikimi për Kontrolloret
2. Kon5 Prezantimi dhe Moderimi për Kontrolluesit
Njohja Ndërkombëtare:
Ju merrni një Certifikatë e cila ka njohje duale të nivelit Controllers Certificate (CA) e cila ofrohet nga organizata Gjermane Controller Akademie (CA)
|
|
Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit
|
|
Regjistrimi fillestar
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli Kon3 (Përmbledhje për Provim)
|
400€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli Kon5
|
400€
|
|
Anëtarë Student KON-L (anëtarësi vjetore)
|
80€
|
|
Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit
|
1,080€
|
|
Informacione të tjera të rëndësishme
|
|
Kosto e provimit ose njohjes së provimit:
(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)
|
85€
|
|
Ri-regjistrimi për student në KON-L
(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyri2met e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas përcaktimeve të IKAF.)
|
200€
|
|
Anëtar Profesional KON-L (anëtarësi vjetore)
(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri më 31 janar të vitit përkatës.)
|
120€
|
|
Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në KON-L
(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve të përcaktuara do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, anëtarësimin, dhe të plotësojnë EVP-të. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve.)
|
200€
|
|
Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve
|
|
Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:
-Aplikojnë dhe regjistrohen online,
–Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe –Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:
Afati i pagesës Zbritja Deri më 20 Qershor 2026 40% zbritje
Deri më 20 Korrik 2026 30% zbritje
Deri më 20 Gusht 2026 20% zbritje
Deri më 20 Shtator 2026 10% zbritje
Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.
Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik. Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.
Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.
|
|
Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim
|
|
Kriteret për Regjistrim
Të posedojë Diplomë Universitare.
Të posedojë certifikatën si Kontrollor i Certifikuar.
Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në aplikacion.
Kriteret për Certifikim
Të posedojë Diplomën universitare;
Të posedoj certifikatën Kontrollor i Certifikuar;
Të ketë përfunduar me sukses provimet e përfshira në këtë kualifikim;
Dëshmi për së paku një (3) vite përvojë pune eksperience biznesore (departamente profesionale si: kontroll, buxhet, financa, kontabilitet, auditim, pajtueshmëri, operacione, menaxhment, planifikimin e korporatave, sistemet e informacionit të menaxhimit, administrimin e biznesit dhe zhvillimin, drejtuesit jo-financiarë nga shitjet, marketingu, prodhimi etj.)
Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera
Kontrollor i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin ”Kontrollor i Licencuar”.
|
Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit:
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare: • Kontrollor i Licencuar / Senior Controller • Partner Financiar i Biznesit • Specialist i Kontabilitetit të Kostove • Drejtues në Planifikim Korporativ • Head of Controlling / Drejtues i Kontrollit • Senior FP&A Manager • Commercial Finance Partner • Konsulent i Performancës dhe Transformimit Financiar • Lider i Raportimit Menaxherial dhe BI
Rezultatet e Pritura:
• Plotësimi i instrumenteve kontrolluese me metoda specifike, të nevojshme për ndryshime në kompani (p.sh. në fazën e transformimit dixhital). • Njohja e bazave të komunikimit të suksesshëm dhe udhëheqjes joformale për një partneritet të suksesshëm biznesi. • Mësimi i teknikave dhe faktorëve kryesorë të suksesit për zgjidhjen e temave komplekse. • Zhvillimi dhe aplikimi i rekomandimeve për prezantim, duke optimizuar aftësitë komunikuese si kontrollues dhe partner biznesi.
Përmbledhje:
Kontrollor i Licencuar certifikon përsosmërinë kontrolluese në rolin si partner biznesi i menaxhimit, duke zgjeruar grupin e aftësive dhe sferën e ndikimit përmes komunikimit, prezantimit dhe zbatimit praktik të mjeteve të zhvilluara.
|