CERTIFIKIM – Vlerësues i Bizneseve i Licencuar

qershor, 2026

01QershGjithë ditën20ShtatorCERTIFIKIM - Vlerësues i Bizneseve i LicencuarVBL Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 2 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (1)Klasë (1)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.

 

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.6 VLERËSUES I BIZNESEVE I LICENCUAR – VBL

Institucioni Akreditues: 

Niveli KKK 

Kreditë & Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 

50 AAP-ECVET – 4 Muaj

Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet

Përmbledhje mbi Kualifikimin:
Vlerësues i Bizneseve i Licencuar (VBL) është niveli elitë i profesionit të vlerësimit, i destinuar për ata që duan të zotërojnë temat e avancuara, vlerësimin për raportim financiar dhe përkrahjen gjyqësore. Ky kualifikim shndërron analistin në ekspert të besueshëm, të aftë të japë mendim profesional në kontekste komplekse – nga transaksionet e mëdha te mosmarrëveshjet ligjore. Me njohje ndërkombëtare nëpërmjet procesit të njohjes me CBV Institute (Kanada), VBL është një diferencues i fuqishëm në karrierë dhe një vulë cilësie e rrallë në treg. Programi përgatit profesionistë që mund të dëshmojnë si ekspertë, të hartojnë raporte vlerësimi me peshë gjyqësore dhe të këshillojnë në vendimet më të rëndësishme financiare të një organizate.
Modulet e Kualifikimit: 

1. VB5 Vlerësimi i Bizneseve (Avancuar)

2. VB6 Temat Speciale në Vlerësimin e Biznesit

3. VB7 Vlerësimi për Raportimin Financiar

4. VB8 Përkrahja Gjyqësore në Vlerësimin e Biznesit

Njohja Ndërkombëtare: 

Pasi të Certifikoheni si Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar ju mund ti nënshtroheni procesit të njohjes së provimeve në Institutin Kanadez për Licencimin e Vlerësuesve të Biznesit:

1. The Canadian Institute of Chartered Business Valuators (CBV Institute) 

 

Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit 

Regjistrimi fillestar

200€

Trajnimi & Literatura Moduli VB5 

400€

Trajnimi & Literatura Moduli VB6 

400€

Trajnimi & Literatura Moduli VB7

400€

Trajnimi & Literatura Moduli VB8

400€

Anëtarë Student VBL (anëtarësi vjetore) 

80€

Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit 

1,880€

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

Çmimi me Zbritjen 40% është 1,128€

Informacione të tjera të rëndësishme

Kosto e provimit ose njohjes së provimit 

(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes) 

85€

Ri-regjistrimi për student në VBL

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet  brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyrimet e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas  përcaktimeve të IKAF.)

200€

Anëtar Profesional TK (anëtarësi vjetore) 

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri  më 31 janar të vitit përkatës.)

80€

Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në VBL 

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen  nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e  papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy  vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)

200€

Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve

Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:

-Aplikojnë dhe regjistrohen online,

Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe
Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:

 

Afati i pagesës                        Zbritja
Deri më 20 Qershor 2026     40% zbritje

Deri më 20 Korrik 2026         30% zbritje

Deri më 20 Gusht  2026        20% zbritje

Deri më 20 Shtator 2026       10% zbritje


Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.

 

Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik.
Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.

 

Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.

Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim

Kriteret për Regjistrim 

Të posedojë Diplomë Universitare.

Të ketë vijuar trajnimet ne nivelin e parë Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar;

Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

 

Kriteret për Certifikim 

Të posedojë Diplomë Universitare.

Të posedoj certifikatën Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar;

Dëshmi për së paku një 1500 ore përvojë pune ne vlerësime apo aktivitete të ndërlidhura me vlerësime. (Shih broshurën për informata të detajuara)

 

Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera 

Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin ”Vlerësues i Bizneseve i Licencuar”.

Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit: 

Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
• Vlerësues i Licencuar i Biznesit
• Specialist i Vlerësimit për Raportim Financiar
• Analist i Bashkimeve dhe Blerjeve (M&A)
• Specialist i Mbështetjes së Marrëveshjeve
• Rishikues/Auditor i Modeleve Financiare
• Ekspert i Licencuar i Vlerësimit (CBV-style)
• Ekspert Vlerësimi për Mbështetje Gjyqësore (Litigation/Forensic Valuation)
• Drejtues i Vlerësimit në Transaksione (M&A/Deal Advisory)
• Konsulent Senior i Financave të Korporatave
• Specialist i Vlerësimit të Aktiveve Jo-materiale (Intangibles)

Rezultatet e Pritura: 

• Kuptimi i ndryshimeve midis klasave të ndryshme të aksioneve dhe llogaritjet profesionale në lidhje me shpërndarjen e vlerës.
• Identifikimi i të drejtave të aksionarëve dhe kreditorëve të pakicave, shkeljeve, mjeteve juridike dhe legjislacionit të marrëveshjeve e kontratave.
• Vetëdijesimi për standardet e raportimit financiar, pasi ato lidhen me vlerësimet.
• Kuptimi i procedurave të brendshme, përfshirë letrën e angazhimit, mbledhjen e informacionit, analizën dhe sasinë e dëmeve, si dhe bazat e shkrimit të raporteve.

Përmbledhje:

Niveli i licencuar i Vlerësuesit të Bizneseve thellon ekspertizën profesionale në vlerësimin e biznesit, përfshirë temat e avancuara, raportimin financiar dhe përkrahjen gjyqësore, duke përgatitur këshilltarë të besueshëm vlerësimi.

 

 

Koha e organizimit

Qershor 1 (Hënë) - Shtator 20 (Diel)

Lokacioni

IKAF Prishtinë dhe Online