Regjistrimet, Afati – Shtator 2025

dhjetor, 2024

27DhjetorGjithë ditënRegjistrimet, Afati - Shtator 2025KLIKO - Lexo më shumë85 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (77)Klasë (8)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Afati për regjistrim mbetet i hapur nga data: 02.06.2025 – 30.09.2025

 

VENDIM PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PËR REGJISTRIMET E RREGULLTA

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2025, duke filluar nga data 02 Qershor 2025. Afati i fundit për regjistrim është 30 Shtator 2025.

Regjistrimet, Afati – Shtator 2025

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

AB Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

AC Auditor i Jashtëm i Certifikuar – Niveli i Tretë – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

KC Kontabilist i Certifikuar – Niveli i Dytë – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

TK Teknik i Kontabilitetit – Niveli i Parë – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

Vleresues i Bizneseve i Certifikua – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Vleresues i Bizneseve i Licencuar – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Ekspert i Licencuar i Forenzikes Financiare – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Keshilltar Tatimor – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

Keshilltar Tatimor i Licencuar – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

Kontrollor i Certifikuar – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Kontrollor i Licencuar – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Menxher i Riskut i Certifikuar – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Auditor i IT i Certifikuar – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

Certifikim ne IPSAS – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Zyrtar i Certifikuar ne Menaxhimin e Financave Publike – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

CFO i Certifikuar – Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Certifikim Amerikan CMA® Lexo më shumë

Apliko

Apliko

Apliko

Zbritjet për regjistrime të hershme:


Faza e Dytë: 20% Zbritje
për regjistrimet dhe pagesat e kryera nga 1 Korrik deri më 31 Gusht 2025.
Faza e Tretë: 10% Zbritje për regjistrimet dhe pagesat e kryera nga 01 deri më 30 Shtator 2025.

 

Kushtet për Përfitimin e Zbritjeve

 

– Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student.

– Zbritjet janë të vlefshme vetëm në rastet e vetëfinancimit nga kandidatët ose kur pagesa mbulohetnga sektori privat.

– Zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik. Në këto raste, institucionet publike mund të kërkojnë zbritje në baza grupore, sipas ofertave të personalizuara nga Instituti KAF.

– Zbritja zbatohet në pagesën e këstit të fundit nëse kandidati i ka respektuar datat e kësteve (nëse ka paguar me këste), në të kundërten është i obliguar të paguajë koston standard pa zbritje.

 

Shënim: Në rast se kandidati nuk kryen pagesën e plotë ose këstet përkatëse brenda afatave të përcaktuara, ai humbet automatikisht të drejtën për të përfituar nga zbritjet e ofruara dhe obligohet ta paguaj shumën e plotë pa zbritje, në të kundërtën do të ndërmerren masa përmbarimore.

 

Afatet e Pagesave për Tarifat e Regjistrimit dhe Trajnimit

Tarifat mund të paguhen:

1. Në pagesë të plotë dhe

2. Në këste:

o Kësti i Parë: Kosto e regjistrimit, në momentin e aplikimit.

o Kësti i Dytë: Nga data 1 – 10 Tetor 2025.

o Kësti i Tretë: Nga data 1 – 10 Nëntor 2025.
o Kësti i Katërt: Nga data 1 – 10 Dhjetor 2025.

 

Shënim: Pagesa e këstit të parë (kosto e plotë e regjistrimit) është e detyrueshme me rastin e aplikimit. Pa kryerjen e kësaj pagese, kandidati humb të drejten për të ndjekur trajnimet. Për biznese dhe kompani private, nuk aplikohen këstet e pagesës.

 

Politikat e Rimbursimit

– Kandidatët që paguajnë vlerën e plotë ose një pjesë të saj dhe më pas kërkojnë ndërprerjen e trajnimit ose rimbursim të mjeteve, nuk kanë të drejtë kthimi të mjeteve, as para fillimit dh as gjatë zhvillimit të trajnimit. Si dhe duhet të fshijnë detyrimin financiarë të plotë për kualifikimin përkatës.

– Kjo politikë vlen për të gjitha rastet dhe është pjesë integrale e kushteve të regjistrimit.

 

Orari i trajnimit në IKAF – Kryesisht trajnimet organizohen jashtë orarit të rregullt të punës, duke u përshtatur me nevojat e pjesëmarrësve.

 

Përgjegjësitë dhe Zbatimi

– Shërbimet Administrative të Institutit KAF janë përgjegjëse për publikimin dhe zbatimin e

konkursit.
– IKAF rezervon të drejtën që të anulojë organizimin e një trajnimi të caktuar, në rast se nuk arrihet numri minimial prej 15 kandidatëve të regjistruar.

– Vendimi hyn në fuqi nga data e nënshkrimit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e

regjistrimeve për afatin Shtator 2025.

 

NJOHJA E KUALIFIKIMEVE/ MODULEVE

Për kandidatët/studentët të cilët paraprakisht kanë përfunduar kualifikime/ module në Universitete/ Kolegje/ Shoqata/ Institute të tjera në fusha të ngjashme, Instituti KAF mundëson shqyrtimin e njohjeve të moduleve (provimeve) & kualifikimeve të parapara me rregulloret e Institutit (ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve). Po ashtu, kandidatët/studentët që përfundojnë trajnimet/ certifikimet në IKAF, u krijohet mundësia e aplikimi për anëtarësi në organizatën ndëkombëtare si: AAT® (The Association of Accounting Technicians), ICB Global ® (The Institute of Certified Bookkeepers), IMA® (Institute of Management Accountants), IIA Global® (The Institute of Internal Auditors) dhe njohje individulae nëpër organizata të ndryshme.

 

ZYRA PËR PRANIM TË GATSHËM PËR T’JU OFRUAR NDIHMË

Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT: Cel. +383 (0) 44 118 346 I Tel: +383 (0) 38 220 608 I Email: trajnim@ikaf.org
Web: www.ikaf.org I Adresa: Rr. Nazim Gafurri, Nr. 15 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Premte)