CERTIFIKIM – Kontabilist i Certifikuar

qershor, 2026

01QershGjithë ditën20ShtatorCERTIFIKIM - Kontabilist i CertifikuarKC Kontabilist i Certifikuar (Niveli i dytë) Pjesëmarrja: Me pagesë Rezervimi: 60 ditë para Lokacioni: Online 91 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (80)Klasë (11)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.

 

 

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.2 KONTABILIST I CERTIFIKUAR – KC

Institucioni Akreditues: 

Niveli KKK 

Kreditë & Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 

IV 

55 AAP-ECVET – 5 Muaj

Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet

Përmbledhje mbi Kualifikimin:
Kontabilist i Certifikuar (KC) është kualifikimi qendror për profesionistët që synojnë të zotërojnë raportimin financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF/IFRS). Programi thellon ekspertizën në raportim e konsolidim financiar, kontroll të brendshëm, menaxhim performance, auditim dhe menaxhim financiar, duke i kthyer njohuritë në vendime që kanë vlerë reale për biznesin. I njohur nga tregu si dëshmi e kompetencës profesionale, KC hap dyert drejt pozitave senior në kontabilitet, raportim e financë, si dhe është parakusht për nivelin Auditor i Certifikuar. Me njohje ndërkombëtare (ICB Global, AAT, IFA, IPA) dhe fokus në zbatim praktik, KC i pajis profesionistët privatë e publikë me aftësitë që kërkon ekonomia moderne, përfshirë raportimin e qëndrueshmërisë (ESG) dhe analizën financiare.

Modulet e Kualifikimit: 

1. F4 Ligji i Korporatave dhe Biznesit  

2. F5 Menaxhimi i Performancës  

3. F7 Raportimi Financiar  

4. F8 Auditimi dhe Siguridhënia  

5. F9 Menaxhimi Financiar

 

Njohja Ndërkombëtare: 

Pasi të Certifikoheni si Kontabilist i Certifikuar ju mund të bëheni anëtarë në organizatat ndërkombëtare si-motra  me të cilat IKAF ka marrëveshje si: 

1. International Certified Bookkeepers (ICB Global) 

2. The Association of Accounting Technicians (AAT) 

3. The Institute of Financial Accountants (IFA) 

4. The Institute of Public Accountants (IPA)

Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit 

Regjistrimi fillestar

165€

Trajnimi & Literatura Moduli F4 

100€

Trajnimi & Literatura Moduli F5 

100€

Trajnimi & Literatura Moduli F7 

100€

Trajnimi & Literatura Moduli F8 

100€

Trajnimi & Literatura Moduli F9 

100€

Anëtarë Student KC (anëtarësi vjetore) 

60€

Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit 

725€

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

Çmimi me Zbritjen 40% është 435€

Informacione të tjera të rëndësishme

Kosto e provimit ose njohjes së provimit:

(Tarifa paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)

70€

Ri-regjistrimi për student në KC

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet  brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyri2met e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas  përcaktimeve të IKAF.)

165€

Anëtar Profesional KC (anëtarësi vjetore) 

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri  më 31 janar të vitit përkatës.)

120€

Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në KC

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen  nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e  papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy  vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)

165€

Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve

Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:

-Aplikojnë dhe regjistrohen online,

Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe
Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:

 

Afati i pagesës                        Zbritja
Deri më 20 Qershor 2026     40% zbritje

Deri më 20 Korrik 2026         30% zbritje

Deri më 20 Gusht  2026        20% zbritje

Deri më 20 Shtator 2026       10% zbritje


Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.

 

Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik.
Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.

 

Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.

Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim

Kriteret për Regjistrim 

Të posedojë Diplomë Universitare. 

Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

 

Kriteret për Certifikim 

Certifikata e nivelit për Teknik të Kontabilitetit; 

Të vijojë dhe të kalojë pesë (5) provime të certifikimit për këtë nivel.

Provimi konsiderohet i kaluar nëse arrihet minimumi prej 50% të pikëve. 

Dëshmi për së paku tre (3) vite përvojë pune të verifikuar në kontabilitet që mund të përfitohet edhe gjatë apo  pas trajnimit. 

 

Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera 

Teknik i Kontabilitetit është parakusht për të regjistruar nivelin ”Kontabilist i Certifikuar”.

Kontabilist i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin ”Auditor i Certifikuar

Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit: 

Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
• Specialist i Kontabilitetit
• Kontabilist i Kostos / i Projekteve
• Analist i Taksave
• Menaxher i Kontrollit të Kredisë

• Kontabilist i Forenzikës
• Analist Biznesor
• Specialist i Raportimit Financiar (IFRS)
• Kontabilist i Konsolidimit / Grupit
• Kontrollor Financiar (Junior)
• Analist FP&A (Planifikim & Analizë Financiare)
• Specialist i Raportimit ESG / Qëndrueshmërisë
• Audit Senior / Asociuar në Siguridhënie

Rezultatet e Pritura: 

• Identifikimi dhe aplikimi i teknikave dhe metodave të duhura për planifikim dhe kontroll të buxhetimit.
• Identifikimi dhe diskutimi i sistemeve të menaxhimit të performancës dhe vlerësimi i performancës së një biznesi, si nga pikëpamja financiare ashtu edhe jo-financiare.
• Identifikimi i elementeve thelbësore të sistemit ligjor, duke përfshirë edhe burimet kryesore të ligjit.
• Përgatitja dhe paraqitja e pasqyrave financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

Përmbledhje: 

Ky kualifikim ka për qëllim avancimin e aftësisë për raportim financiar në përputhje më Standardet Ndërkombëtare  të Raportimit Financiar. Kontabilistët e Certifikuar do të mësojnë parimet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm  për ndërmarrjet, metodat e auditimit dhe standardet si dhe një grup të gjerë të planifikimit të biznesit, mbështetjen  e vendimeve dhe aftësitë e menaxhimit të Performancës.

 

Koha e organizimit

Qershor 1 (Hënë) - Shtator 20 (Diel)

Organizator

Instituti KAF