CERTIFIKIM – Teknik i Kontabilitetit

nëntor, 2025

03NëntorGjithë ditën05MarsCERTIFIKIM - Teknik i KontabilitetitCertifikimi - TK Teknik i Kontabilitetit (Niveli i parë) Pjesëmarrja: Me pagesë Rezervimi: 60 ditë para 170 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (133)Klasë (37)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF shpall Konkursin për Regjistrimin e kandidatëve për afatin Shkurt 2026, duke filluar nga data 03 Nëntor 2025. Konkursi do të jetë i hapur deri më 05 Mars 2026.

 

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.1 TEKNIK I KONTABILITETIT – TK

Institucioni Akreditues: 

Niveli KKK 

Kreditë & Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 

IV 

55 AAP-ECVET – 4 Muaj

Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet

Përmbledhje mbi Kualifikimin:
Ky kualifikim synon zhvillimin e njohurive bazike dhe të avancuara për individët që dëshirojnë të punojnë si  asistentë/ndihmës kontabilistë në sektorin privat apo publik. Përveçse përgatit kandidatët për pozita fillestare në  kontabilitet, ky kualifikim shërben edhe si bazë e domosdoshme për ata që synojnë të certifikohen si kontabilistë  të certifikuar.

Modulet e Kualifikimit: 

1. F1 – Kontabilisti në Biznes 

2. F2 – Kontabiliteti Menaxherial 

3. F3 – Kontabiliteti Financiar 

4. F6 – Tatimet

 

Njohja Ndërkombëtare: 

Pasi të Certifikoheni si Teknik i Kontabilitetit ju mund të bëheni anëtarë në organizatat ndërkombëtare si-motra  me të cilat IKAF ka marrëveshje si:

1. International Certified Bookkeepers (ICB Global) 

2. The Association of Accounting Technicians (AAT)

Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit 

Regjistrimi fillestar

165€

Trajnimi & Literatura Moduli F2 

100€

Trajnimi & Literatura Moduli F3

100€

Trajnimi & Literatura Moduli F6 

100€

Anëtarë Student TK (anëtarësi vjetore) 

45€

Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit 

510€

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

Me zbritjen 10% çmimi total 459€

Informacione të tjera të rëndësishme

Modul/ kosto shtesë për Jo-ekonomistët 

(Shënim: Kjo kosto paguhet vetëm nga individët të cilët nuk janë ekonomist të diplomuar, dhe duhet ti  nënshtrohen edhe provimit shtesë F1 Kontabilisti në Biznes.)

 

Trajnimi & Literatura Moduli F1:

100€

Kosto e provimit ose njohjes së provimit 

(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes) 

45€

Ri-regjistrimi për student në TK 

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet  brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyrimet e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas  përcaktimeve të IKAF.)

165€

Anëtar Profesional TK (anëtarësi vjetore) 

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri  më 31 janar të vitit përkatës.)

65€

Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në TK 

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen  nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e  papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy  vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)

165€

Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve

Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:

-Aplikojnë dhe regjistrohen online,

Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe
Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:

 

Afati i pagesës                        Zbritja
Deri më 10 Nëntor 2025        50% zbritje

Deri më 31 Dhjetor 2025       40% zbritje

Deri më 05 Shkurt 2026        20% zbritje

Deri më 05 Mars 2026           10% zbritje


Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.

 

Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik.
Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.

 

Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës: KËTU

 

Detajet e plota të konkursit mund t’i gjeni duke klikuar: KËTU

Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim

Kriteret për Regjistrim 


Të posedojë Diplomë të Shkollës së Mesme ose Diplomë Universitare. 
Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

 

Kriteret për Certifikim 

 

Të përmbushë të gjitha kriteret për regjistrim. 
Të vijojë dhe të kalojë katër (4) provime të certifikimit për këtë nivel. 
Provimi konsiderohet i kaluar nëse arrihet minimumi prej 50% të pikëve. 


Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera 

Teknik i Kontabilitetit është parakusht për regjistrimin në nivelin Kontabilist i Certifikuar.

Përmbledhje: 

Ky certifikim përgatit kandidatët për role profesionale në financë dhe kontabilitet, duke u fokusuar në aftësi praktike  për sektorin privat dhe publik.

Kush mund të aplikojë për kualifikimin Teknik i Kontabilitetit (TK)

Çdo individ që ka përfunduar shkollën e mesme ose ka diplomë universitare në çfarëdodrejtimi.

A duhet të jem ekonomist për t’u regjistruar në këtë program

Jo. Megjithatë, kandidatët që nuk janë ekonomistë të diplomuar duhet të ndjekin edhe modulin shtesë F1 – Kontabilisti në Biznes.

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në nivelin Teknik Kontabiliteti

Formulari i Regjistrimit
Diploma e Fakultetit ose Shkolles së Mesme
ID-Letërnjoftimi
Dëshmia e pagesës

A njihen kualifikimet apo provimet që kam përfunduar më herët

Po. Nëse keni përfunduar module ose kualifikime në universitete, kolegje, institute apo shoqata të tjera të njohura në fusha të ngjashme, IKAF mund të njohë provimet apo kualifikimet e përfunduara sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara.
Më shumë: www.ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve

A mund të studioj online apo në vetëstudim

Po. Ofrojmë tri formate studimi: në klasë, online dhe vetëstudim, që ju të zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri.

A ka ndonjë përfitim ndërkombëtar pas përfundimit të këtij certifikimi

Po. Pasi certifikoheni si Teknik i Kontabilitetit, mund të aplikoni për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si:

  • AAT – The Association of Accounting Technicians
  • ICB Global – The Institute of Certified Bookkeepers
  • IMA – Institute of Management Accountants
  • IIA Global – The Institute of Internal Auditors
Si dhe të kërkoni njohje individuale në organizata të tjera.

A ka zbritje në pagesa nëse regjistrohem herët

Po. Nëse regjistroheni dhe kryeni pagesat deri:

  • më 30 Qershor 2025 përfitoni 40% zbritje
  • më 31 Gusht 2025 përfitoni 20% zbritje
  • më 30 Shtator 2025 përfitoni 10% zbritje
(Zbritjet vlejnë vetëm për kandidatët që nuk janë pjesë e institucioneve publike.)

Sa provime duhet të kaloj për t’u certifikuar

Duhet të përfundoni dhe të kaloni katër (4) provime certifikuese:

  • F1 – Kontabilisti në Biznes (vetëm për jo-ekonomistë)
  • F2 – Kontabiliteti Menaxherial
  • F3 – Kontabiliteti Financiar
  • F4 – Teknologjia dhe Sistemet e Informacionit në Kontabilitet
(Zbritjet vlejnë vetëm për kandidatët që nuk janë pjesë e institucioneve publike.)

Ku mund të aplikoj për regjistrim

Për regjistrim dhe më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare: www.ikaf.org ose kontaktoni në trajnim@ikaf.org dhe 044 118346

A mund të më njihen modulet që i kam përfunduar më parë në një institucion tjetër

Po. Kandidatët që kanë përfunduar më parë module apo kualifikime në fusha të ngjashme në universitete, kolegje, institute apo shoqata të tjera, mund të aplikojnë për njohje të moduleve apo kualifikimeve.

Cilat janë institucionet nga të cilat pranohen njohje të mundshme

Njohjet merren në konsideratë nga universitete, kolegje, institute apo shoqata të akredituara ose të njohura kombëtarisht e ndërkombëtarisht në fushën e kontabilitetit, financave, auditimit dhe fusha të ngjashme.

Si funksionon procesi i njohjes së moduleve në IKAF

Procesi përfshin dorëzimin e dokumentacionit përkatës (diploma, certifikata, transkripta të notave) dhe shqyrtimin e tyre nga Departamenti i Kurrikulës në përputhje me rregulloret e IKAF. Në bazë të përmbajtjes dhe ngjashmërisë së moduleve, vendoset nëse ato njihen pjesërisht ose plotësisht.

A ka tarifë për aplikimin për njohje?

Po. Aplikimi për shqyrtim të njohjes së moduleve apo kualifikimeve shoqërohet me një tarifë administrative, e cila publikohet në uebfaqen zyrtare të IKAF.

A mund të aplikoj për njohje edhe nëse jam ende student në një institucion tjetër

Po. Ofrojmë tri formate studimi: në klasë, online dhe vetëstudim, që ju të zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri.

Ku mund të aplikoj për njohje të moduleve

Aplikimi bëhet përmes formularit përkatës në uebfaqen zyrtare të IKAF: www.ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve

Sa kohë merr procesi i shqyrtimit të njohjes?

Procesi zakonisht zgjat deri në 15 ditë pune nga data e aplikimit, në varësi të kompleksitetit të rastit dhe dokumentacionit të dorëzuar.

 

Koha e organizimit

Nëntor 3 (Hënë) - Mars 5 (Enjte)

Organizator

Instituti KAF