CERTIFIKIM – Auditor i Brendshëm i Certifikuar

qershor, 2026

01QershGjithë ditën20ShtatorCERTIFIKIM - Auditor i Brendshëm i CertifikuarAB Auditor i Brendshëm i Certifikuar për Sektorin Privat dhe Publik Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: Online 49 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (35)Klasë (14)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.

 

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.4 AUDITOR I BRENDSHËM NË SEKTORIN PRIVAT DHE PUBLIK (AB)

Institucioni Akreditues: 

Niveli KKK 

Kreditë & Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 

60 AAP-ECVET – 5 Muaj

Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet

Përmbledhje mbi Kualifikimin:
Auditor i Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik (AB) është një kualifikim profesional i ndërtuar posaçërisht sipas nevojave reale të profesionit, që mbulon të gjitha aspektet e auditimit të brendshëm, menaxhimit të riskut, kontrollit dhe qeverisjes. I dizajnuar si një benchmark i bazuar në standardet ndërkombëtare (IPPF/IIA), programi i pajis kandidatët me aftësi për të vlerësuar e përmirësuar proceset, për të mbrojtur vlerën e organizatës dhe për të ofruar siguri të pavarur ndaj bordit e menaxhmentit. Auditimi i brendshëm është sot një ndër fushat me rritjen më të shpejtë të kërkesës, ndërsa qeverisja, pajtueshmëria dhe menaxhimi i riskut bëhen prioritet strategjik për institucionet private e publike. Programi ndërthur metodologjinë klasike me aftësi moderne – auditim i bazuar në të dhëna (data analytics), auditim i sistemeve të informacionit dhe qasja GRC – duke hapur një rrugë karriere drejt roleve drejtuese në siguridhënie e qeverisje.


Modulet e Kualifikimit: 

1. AB1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm 

2. AB2 Risqet dhe Kontrollet Financiare 

3. AB3 Praktika e Auditimit të Brendshëm 

4. AB4 Auditimi i Sistemeve të Informacionit 

5. AB5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut

Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit 

Regjistrimi fillestar

200€

Trajnimi & Literatura Moduli AB1 

200€

Trajnimi & Literatura Moduli AB2 

200€

Trajnimi & Literatura Moduli AB3 

200€

Trajnimi & Literatura Moduli AB4 

200€

Trajnimi & Literatura Moduli AB5 

200€

Anëtarë Student AB (anëtarësi vjetore) 

120€

Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit 

1,320€

Format e studimit

Klasë

Online

Vetëstudim

Çmimi me Zbritjen 40% është 792€

Informacione të tjera të rëndësishme

Kosto e provimit ose njohjes së provimit:

(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)

85€

Kosto e rastit studimor:

(Rasti studimor është i detyrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit që kanë më pak se 2 vite përvojë

pune me kontratë të rregullt në Auditimin e Brendshëm, gjatë 5 viteve të fundit.)

300€

Ri-regjistrimi për student në AB

(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet  brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyrimet e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas  përcaktimeve të IKAF.)

200€

Anëtar Profesional AB (anëtarësi vjetore) 

(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri  më 31 janar të vitit përkatës.)

120€

Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në AB

(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen  nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e  papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy  vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)

200€

Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve

Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:

-Aplikojnë dhe regjistrohen online,

Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe
Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:

 

Afati i pagesës                        Zbritja
Deri më 20 Qershor 2026     40% zbritje

Deri më 20 Korrik 2026         30% zbritje

Deri më 20 Gusht  2026        20% zbritje

Deri më 20 Shtator 2026       10% zbritje


Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.

 

Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik.
Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.

 

Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.

Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim

Kriteret për Regjistrim 

Të posedojë Diplomë Universitare. 

Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në  aplikacion. 

 

Kriteret për Certifikim si Auditues i Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik

1. Provimi i Kualifikimit 

Të ketë përfunduar me sukses të gjitha provimet e parapara në kuadër të këtij kualifikimi. 

2. Përvoja Profesionale (minimumi 3 vite)

Të dëshmojë së paku tre (3) vite përvojë pune në një ose më shumë nga fushat e mëposhtme, të cilat konsiderohen të rëndësishme dhe të ndërlidhura me audtimin e brendshëm:

– Kontroll i brendshëm dhe i jashtëm
– Financa, kontabilitet dhe auditim
– Menaxhim buxhetor dhe planifikim korporativ
– Pajtueshmëri ligjore dhe rregullative
– Zyrtar ligjor në sektorin publik apo privat, me fokus në vlerësim të riskut, analizë ligjore të proceve të brendshme, hartim dhe zbatim politikash të brendshme
– Administrim biznesi dhe menaxhim operativ
– Sistemet e informacionit të menaxhimit (MIS)
– Zhvillim organizativ dhe vlerësim performance
– Drejtues jo-financiarë në fuksione si marketing, prodhim, shitje etj, për sa kohë janë të përfshirë në proceset menaxheriale dhe të kontrollit të brendshëm.

Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit: 

Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare:
• Auditor i Brendshëm / i Brendshëm i Lartë
• Menaxher / Drejtor i Auditimit të Brendshëm
• Auditor i Pajtueshmërisë
• Auditor i Sigurimit të Cilësisë
• Analist i Kontrollit të Brendshëm
• Koordinator i Menaxhimit të Riskut
• Specialist GRC (Governance, Risk & Compliance)
• Auditor i Brendshëm me Analitikë të të Dhënave (Data Analytics Auditor)
• Analist i Kontrolleve të Brendshme / SOX-style
• Auditor i IT / Sistemeve të Informacionit
• Specialist i Riskut Operacional
• Auditor i Mashtrimit / Forenzik (rol i ndërlidhur)

Rezultatet e Pritura: 

• Identifikimi i kontekstit brenda të cilit funksionon organizata dhe i ndikimeve të jashtme e të brendshme që ndikojnë në të.
• Kuptimi i ndikimit të ndryshimit në organizata dhe i mjeteve e teknikave për menaxhimin e ndryshimit.
• Kuptimi i kontekstit organizativ në të cilin operon auditimi i brendshëm.
• Puna brenda Kornizës Ndërkombëtare të Praktikave Profesionale dhe zbatimi i Standardeve për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm dhe Kodin e Etikës.
• Kryerja e detyrave dhe projekteve duke përdorur gamën e plotë të mjeteve dhe teknikave të auditimit.
• Sigurimi i organizatës mbi përshtatshmërinë dhe efektivitetin e qeverisjes dhe proceseve të administrimit të riskut.

Përmbledhje: 

Kualifikimi për Auditim të Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik është kualifikim profesional për ushtrimin e  detyrës në gjitha sektorët ku nevojitet një intensifikim i njohurive në të gjitha aspektet e rolit të auditimit të  brendshëm, menaxhimit të riskut, kontrollit dhe qeverisjes, në të cilat fusha operon auditori i brendshëm. Ndryshe  nga të gjitha kualifikimet e tjera, ky kualifikim është i dizajnuar në mënyrë specifike për të bashkërenduar nevojat  e auditimit të brendshëm dhe llogaritet si një benchmark për profesionin, bazuar në standardet e njohura  ndërkombëtarisht.

 

Koha e organizimit

Qershor 1 (Hënë) - Shtator 20 (Diel)

Organizator

Instituti KAF