|
Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026.
|
TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:
|
|
1.3 AUDITOR I JASHTEM I CERTIFIKUAR (AC)
|
|
Institucioni Akreditues:
|
Niveli KKK
|
Kreditë & Kohëzgjatja:
|
|
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
|
V
|
100 AAP-ECVET – 5 Muaj
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin dhe Modulet
|
|
Përmbledhje mbi Kualifikimin: Auditor i Certifikuar (AC) është kualifikimi që aftëson profesionistët për të kryer auditime të jashtme të pasqyrave financiare – një rol me prestigj, pavarësi dhe përgjegjësi ndaj besimit publik. Përmes moduleve të avancuara në raportim korporatash, analizë biznesi, tatime të avancuara dhe auditim e siguridhënie, kandidatët mësojnë të vlerësojnë shëndetin financiar të organizatave dhe të garantojnë pajtueshmërinë me standardet ligjore e të raportimit. Auditorët janë gjithnjë në kërkesë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe AC përbën hapin vendimtar drejt titullit Auditor Ligjor (i licencuar nga KKRF). Programi ndërthur ekspertizën teknike me aftësitë moderne të auditimit të bazuar në të dhëna dhe siguridhënies mbi qëndrueshmërinë (ESG), duke pozicionuar të diplomuarit për një karrierë me autoritet dhe ndikim.
Modulet e Kualifikimit:
1. P1 Kontabilisti Profesional
2. P2 Raportimi i Korporatave
3. P3 Analiza e Biznesit
4. P6 Tatimet e Avancuara
5. P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia
Njohja Ndërkombëtare:
Pasi të certifikoheni si Auditor i Certifikuar, mund të bëheni anëtarë në KC në organizatat ndërkombëtare simotra me të cilat IKAF ka marrëveshje, si:
• International Certified Bookkeepers (ICB Global) • The Association of Accounting Technicians (AAT) • The Institute of Financial Accountants (IFA) • The Institute of Public Accountants (IPA)
|
|
Kosto financiare e trajnimit dhe regjistrimit
|
|
Regjistrimi fillestar
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli P1
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli P2
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli P3
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli P6
|
200€
|
|
Trajnimi & Literatura Moduli P7
|
200€
|
|
Anëtarë Student AC (anëtarësi vjetore)
|
120€
|
|
Vlera e kostos financiare të trajnimit dhe regjistrimit
|
1,320€
|
|
Informacione të tjera të rëndësishme
|
|
Kosto e provimit ose njohjes së provimit:
(Paguhet vetëm kur studenti i nënshtrohet provimit ose procesit të njohjes)
|
85€
|
|
Ri-regjistrimi për student në AC
(Studentët që nuk shlyejnë detyrimet financiare brenda afateve ose nuk përfundojnë studimet brenda dy viteve do të hiqen nga regjistri i IKAF. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit dhe detyri2met e papaguara, dhe mund të aplikohen testime shtesë sipas përcaktimeve të IKAF.)
|
200€
|
|
Anëtar Profesional AC (anëtarësi vjetore)
(Titulli merret pas përfundimit me sukses të kualifikimit ose njohjes përkatëse. Anëtarësia vjetore paguhet brenda 7 dite nga pranimi i certifikatës dhe për vitet pasuese deri më 31 janar të vitit përkatës.)
|
120€
|
|
Ri-regjistrimi për Anëtarët Profesional në AC
(Anëtarët që nuk shlyejnë detyrimet financiare ose të raportimit brenda afateve do të largohen nga regjistri aktiv. Për rikthim, duhet të paguajnë tarifën e riregjistrimit, detyrimet e papaguara dhe të plotësojnë EVP-të dhe raportimet e kërkuara. Nëse kanë qenë joaktivë për dy vite, mund të kërkohen testime dhe përmbushje shtesë të EVP-ve)
|
200€
|
|
Anëtar Profesional Auditor Ligjor (anëtarësi vjetore)
(Titulli jepet nga KKRF pas përmbushjes me sukses të kualifikimit, përvojës dhe kritereve të përcaktuara nga KKRF dhe ligji për kontabilitet, auditim dhe raportim financiar. Anëtarësia vjetore në IKAF për titullin “Auditor Ligjor”, duhet të paguhet brenda 7 ditëve nga marrja e licencës nga KKRF dhe për vitet pasuese deri më 31 janar të çdo viti.)
|
200€
|
|
Kriteret e Përgjithshme të Konkursit dhe Zbritjeve
|
|
Për të përfituar zbritjet, kandidatët duhet të:
-Aplikojnë dhe regjistrohen online,
–Nënshkruajnë kontratën digjitale që u dërgohet pas aplikimit, dhe –Kryejnë pagesën brenda afatave të përcaktuara si më poshtë:
Afati i pagesës Zbritja Deri më 20 Qershor 2026 40% zbritje
Deri më 20 Korrik 2026 30% zbritje
Deri më 20 Gusht 2026 20% zbritje
Deri më 20 Shtator 2026 10% zbritje
Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student dhe nuk aplikohen për provime, njohje profesionale, anëtarësi profesionale apo vazhdim të anëtarësisë studentore.
Gjithashtu, zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik. Për aplikime grupore nga institucione publike, mund të kërkohen oferta të veçanta.
Kontrata digjitale duhet të nënshkruhet përpara kryerjes së pagesës.
|
|
Kriteret për Regjistrim dhe Certifikim
|
|
Kriteret për Regjistrim
Të posedojë Diplomë Universitare.
Të dorëzojë Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim, së bashku me dokumentet e tjera të kërkuara në aplikacion.
Kriteret për Certifikim
Certifikata e nivelit për Kontabilist i Certifikuar;
Të vijojë dhe të kalojë pesë (5) provime të certifikimit për këtë nivel.
Provimi konsiderohet i kaluar nëse arrihet minimumi prej 50% të pikëve.
Dëshmi mbi përvojën e punës 3 vite në auditim apo kontabilitet;
Ndërlidhja me Kualifikimet e Tjera
Kontabilist i Certifikuar është parakusht për të regjistruar nivelin ”Auditor i Certifikuar”.
|
Mundësitë e Karrierës dhe Punësimit:
Ky kualifikim hap dyert drejt një game të gjerë pozitash në sektorin privat dhe publik, përfshirë role moderne, digjitale dhe ndërkombëtare: • Auditor i Jashtëm • Auditor Financiar • Menaxher i Auditimit • Specialist i Raportimit të Korporatave • Konsulent i Pajtueshmërisë • Analist i Pasqyrave Financiare • Auditor Ligjor (rrugë drejt licencës nga KKRF) • Senior/Manager në Siguridhënie (Assurance) • Specialist i Auditimit të Bazuar në të Dhëna (Data Analytics / CAATs) • Konsulent i Siguridhënies mbi Risqet • Specialist i ESG Assurance • Reviewer i Cilësisë së Auditimit
Rezultatet e Pritura:
• Aplikimi i procedurave dhe standardeve të auditimit të jashtëm mbi pasqyrat financiare. • Vlerësimi i kontrollit të brendshëm dhe i riskut të auditimit. • Përgatitja dhe paraqitja e raporteve të auditimit në përputhje me standardet ndërkombëtare. • Interpretimi i kërkesave ligjore dhe rregullatore për raportimin financiar.
Përmbledhje:
Ky kualifikim aftëson individët për të kryer auditime të jashtme të pasqyrave financiare të njësive ekonomike. Pas përfundimit, kandidatët do të jenë në gjendje të kryejnë kontrolle në llogaritë e kompanive dhe organizatave publike, duke siguruar që financat janë të shëndosha dhe se janë përmbushur të gjitha standardet ligjore dhe të raportimit financiar.
|