Viti i ardhshëm për kontabilistët: Teknologjia dhe talenti

Kur vije në shprehje krijimi i një presupozimi për vijushmërinë e firmave të kontabilitetit gjatë vitit pasues (2020), gjëja e parë që mund të na bije ndërmend është mendimi i ekspertëve dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë të kompanive lidere.

Rrjedhat kryesore të këtij profesioni (kontabilitetit) tregojnë se viti i ardhshëm do të sfidohet dhe, në të njëjtën kohë, lehtësohet përmes avancimit të teknologjisë që do të hyjë në përdorim.

Accounting Today ka realizuar një raport përmes intervistave me udhëheqësit e kompanive kryesore të kontabilitetit në SHBA të titulluar “Viti Përpara”.

Në këtë hulumtim janë intervistuar 600 respodent të këtij profesioni, të cilët janë pyetur për planet për 12 muajt e ardhshëm në fushat si ato të taksimit, të personelit, marketingut dhe teknologjisë.

Qasja e përgjithshme e cila u dha pothuajse nga të gjithë ishte se firmat e kontabilitetit duhet të punojnë më shumë në përshtatje të teknologjisë, të avancojnë dhe ngrisin personelin si dhe shërbimet e marketingut.

Teksti i plotë

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *