Auditimi asnjëherë nuk mund jetë me zero-risk, për arsye se edhe auditorët janë njerëz

Një akademik holandez ka kritikuar mënyrën se si auditorët po trajtohen nga politikanët e media, si dhe ngrit shqetesim se si rregullatorët po adoptojnë një qasje të gabuar për të trajtuar çështjet e cilësisë së auditimit.

Në fjalën e tij inauguruese në Universitetin e Biznesit Nyenrode në Holandë, profesori Olof Bik thotë se auditorët e kompanive të dështuara po fajësohen për gjithçka, ndërsa thotë se pyetja duhet të jetë jo vetëm se ku ishte auditori, por edhe ku ishte departamenti i kontabilitetit të kompanisë së audituar, menaxhimi, auditori i brendshëm, komiteti i auditimit? “Të gjitha palët duhet të luajnë rolin e tyre”.

Sidoqoftë, kur rregullatori Hollandez zbulon se inspektorët e tij kanë gjetur çështje në 45% të auditimeve të shqyrtuara (pavarësisht nga madhësia dhe pavarësisht nga ndonjë rëndësi e vërtetë ekonomike në cilësinë e raportimit financiar), “narracioni publik është se 45% e auditimeve dështojnë”. Kjo, thotë ai, është e pakuptimtë.

Sipas hulumtimit të Bik, sjellja profesionale e auditorëve – përfshirë gjykimin dhe vendimmarrjen e tyre, skepticizmin profesional dhe ndërveprimin me klientët dhe ekipet e tyre të auditimit – përcakton cilësinë e një auditimi.

“Pra, nëse ekziston një problem i cilësisë së auditimit, ne duhet të kuptojmë që auditorët janë gjithashtu njerëzorë – me të vërtetë – dhe kështu, që nuk ka diçka të tillë si rreziku zero në kryerjen e punës së auditimit. Mos adresimi i duhur i riskut, jo domosdoshmërisht është problem profesional, ai mund të quhet edhe si veprim me pasoja të paqëllimta”.

Megjithatë, aktualisht ka një përqendrim në rritje të kulturës dhe sjelljes si mjete të qeverisjes së mirë të korporatave dhe kontrollit të brendshëm. Kjo reflektohet në profesionin e auditimit ku udhëheqësit e firmave të auditimit, përcaktuesit e standardeve dhe organet e mbikëqyrjes gjithnjë e më shumë promovojnë “kulturën e orientuar drejt cilësisë” si “zgjidhja e të gjithëve për të rikthyer besimin e publikut në profesion”.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *