Fito duke promovuar anëtaresinë elektronike në IKAF

Përmes këtij mesazhi, informojmë të gjithë anëtarët se IKAF ka lansuar listen e profileve të anëtarëve në versionin elektornik (online)

Nga tash e tutje, anëtarësimi në IKAF ju sjellë edhe një përfitim shtesë duke krijuar profil elektronik, i cili u mundëson që të ndani me miqë dhe akterë tjerë të arriturat tuaja profesionale.  

Me këtë rast, IKAF u njofton se ka nisur edhe një fushatë të promovimit të anëtarësisë në platforma online siç janë rrjetet sociale dhe të ngjashmet.

Çka përmbanë një profil elektronik i anëtarësisë?

Të dhënat personale – çdo anëtar mund të ngarkojë të dhënat personale si:
     ->  Emri dhe Mbiemri
     ->  Fotografi (formati portret)
     ->  Llojet e certifikimeve (niveli dhe koha kur jeni certifikuar)

Resume profesionale – mundësi që profilin t’a ndërlidhni në CV dhe dokumente tjera relevante që shërbejnë për të dëshmuar arritjet profesionale.

Çdo ndryshim në profil bëhet duke u bazuar në udhëzues

Për çka shërben ky profil elektronik?

Dërgimi i mesazhave direkte – palët e interesit si, ndërmarrjet e ndryshime apo edhe të ngjashme, përmes profileve online, mund t’i gjejnë më lehtë të certifikuarit dhe të krijojnë komunikim direkt edhe përmes email-it privat. Ky komunikim direkt do të vihej në funksion të ndonjë bashkëpunimi dirket.

Shpërndarje të profilit – anëtarët kanë mundësi që profilin e tyre të anëtarësisë ta shpërndajnë në rrjete sociale dhe platforma tjera online, duke njoftuar palët e interest për nivelin e certifikimeve.

Fushata promovuese

IKAF ka filluar një fushatë promovuese të këtij shërbimi të anëtarësisë përmes kuponave me vlerë monetare. Anëtarët që arrijnë të kenë më shumë vizitorë në profilet e tyre, do të shpërblehën me këta kuponë me të cilët do të mund të bëjnë pagesa në kuadër të IKAF-it.

Si mund të fitoni një kupon?
Së pari ju duhet të shpërndani profilin tuaj në rrjete sociale dhe të prisni për numrin e vizitorëve, kurse IKAF do kontrollojë numrin e tyre.

IKAF, përmes një sistemi të përparuar dhe transparent, do të arrijë të shoh se cilat profile kanë gjeneruar më shumë vizitorë.

Vlerat e kupon-ve, për 3 profilet më të vizituara:
Vendi i parë: 100  Euro
Vendi i dytë:   75  Euro
Vendi i tretë:   50  Euro

IKAF ju mundeson të bëheni antarë edhe nëse nuk jeni i certifikuar (Aplikacioni), duke përfituar nga kjo fushatë e promovimit dhe nga shërbimet tjera të shumta nga Instituti.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *