Vit ndërkombëtar

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka festuar arritjet e vitit 2019 .

Në mbrëmjen festive e dedikuar për këto arritje, u ndanë edhe certifikata për vijuesit e certifikimeve të nivelit Teknik Kontabiliteti të Certifikuar, Kontabilist të Certifikuar, Auditor i Brendshëm i Certifikuar si dhe Auditor i Brendshëm i Certifikuar.

IKAF në vitin që po e lëmë pas ka arritur të shndërrohet në adresë kryesore në Kosovë por edhe në rajon me nivelin profesional dhe cilësinë e lartë të certifikimeve.

Përveç vazhdimit të nivelit të lartë të edukimit profesional përmes certifikimeve në nivelin e kontabilitetit, auditimit dhe financave, IKAF gjithashtu ka ngritur edhe nivelin e seminareve (puntorive) profesionale.

Mirëpo, arritja kryesore që e shënoi Instituti gjatë vitit 2019, ishte nënshkrimi i shumë marrëveshjeve ndërkombëtare. Në janar të këtij viti, IKAF kishte nisur të finalizonte marrëveshjet për bashkëpunimet me organizatat si IMA (Institute of Management Accountant), AAT (Association of Accounting Techniciant) dhe të tjera, me të cilat kishte filluar të negocionte kohë më parë.

Në fund të janarit, pas besimit që këto organizata arritën ta ndërtojnë me IKAF, filluan edhe të japin përgjigje pozitive për nënshkrimet e marrëveshjeve. Partnerët ndërkombëtarë e krijuan këtë besim, pas një sërë diskutimesh si dhe pas rishikimit të kurrikulave profesionale. Pas kësaj, ata u bindën që IKAF ndjekë një standart të lartë profesional, në përputhje me kriteret ndërkombëtare.

Me t’u përfunduar nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve, IKAF vazhdoi negociatat që kishte nisur edhe me organizata tjera. Më vonë u arritën marrëveshje edhe me ICB Global dhe IFA/IPA, të dyja këto organizata me seli në Britani të madhe, respektivisht Australi.

IKAF, përveç parneriteteve, gjatë këtij viti arriti të bëhet anëtar në disa organizata që ndërlidhen me edukim profesional. Ishte këshilli i Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit (IVSC), që pranoi që IKAF të jetë pjesë e saj. IVSC është organizatë jofitimprurëse globale përgjegjëse për vendosjen e Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit (IVS) dhe zhvillimin e profesionit të vlerësimit në mbarë botën. Si anëtar i IVSC, IKAF do të punojë me IVSC dhe organizatat e tjera vlerësuese në të gjithë botën, për të siguruar që standardet ndërkombëtare të rrisin besueshmërinë dhe transparencën e të dhënave të vlerësimit.

Si rezultat i këtyre njohjeve dhe anëtarësimeve, fundi i këtij viti e pret IKAF-in si ofrues të certifikimit CMA (Certified Management Accountant),  për Kosovë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu me standardizim dhe njohje të certifikimeve me organizatat si AAT, IVF dhe ICB Global, si dhe njohje të kredive të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) nga IVSC dhe NASBA.

Në mesin e të pranishmëve në këtë aheng, kishte partnerë të Institutit, profesorë, anëtarë si dhe studentë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *