“Kodi i Etikës së Kontabilistëve” mbledh numër të madh të pjesëmarrësve

Seminaret e organizuara nga IKAF po arrijnë të sjellin numër rekord të interesuarve.

Edukimi i Vazhduheshëm Profesional (EVP) në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), po kalon në një dimension tjetër. Përmes seminareve, IKAF po arrinë të mbulojë tema interesante, të cilat nuk kanë arritur të trajtohen më parë.

“Etika Profesionale e Kontabilistit” u konsiderua të jetë një temë shumë e domosdoshme për t’u trajtuar, duke pasur parasysh që, deri më tani, shumë pak i është kushtuar kujdes kësaj fushe.

Të orientuar kryesisht nga njohuritë e reja profesionale, shumë kontabilistë, duket që janë ndeshur me parimet e etikës gjatë ushtrimit ditor të punës. Për këtë arsye, seminari me temën “Kodi i Etikës për Kontabilistët Profesionalë”, i organizuar nga IKAF, zgjoi kurreshtjen e shumë kontabilistëve, auditorëve dhe profesionistëve financiarë, që ta ndjekin atë.

Interesimin e madh e tregoi edhe numri prej afro 90 pjesëmarrësve. Tema kryesore e trajtuar në këtë seminar ishte ushtrimi i profesonit të kontabilistit si dhe obligimi që çdo profesionist tjetër ka, që t’i kushtojë vëmendje etikës profesionale.

Profesori Muhamet Aliu, në prani të shumë vijuesve, arriti t’i shpalosë çështjet kryesore që ndërlidhen me etikën profesionale, duke u fokusuar në fushën e kontabilitetit.

Ndër temat kryesore që u trajtuan në këtë seminar ishin:

  • Përgjegjësia profesionale e kontabilistëve dhe auditorëve,
  • Praktika profesionale dhe kodet e etikës
  • Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale
  • Parimet themelore të kodit të etikës
  • Konflikti i interesit dhe pasojat e sjelljes joetike
  • Mbrojtja e pavarësisë profesionale  të kontabilistëve dhe auditorëve

Synim kryesor i këtij seminari ishte trajtimi i objektivave kryesore që synon t’i arrijë etika profesionale në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave.

Porgrami i këtij seminari, për qëllim pati krijimin e mundësive që vijuesit të njihen me etikën profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve siç janë:

  • Profesioni i kontabilistit dhe auditorit, rëndësia individuale dhe publike
  • Përgjegjësia profesionale e kontabilistëve dhe auditorëve
  • Llojet e përgjegjësive
  • Përgjegjësia Etike
  • Shoqata profesionale dhe Kodi etik

IKAF në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional, ka arritur të shtojë numrin e seminarave me tema atraktive për vijuesit. Si rezultat i këtij angazhimi, profesionistët e fushës së kontabilitetit, auditimit dhe financave, po arrijnë të avancojnë njohuritë në fusha të shumta që ndërlidhen me profesionin e tyre.

Vetëm gjatë këtij viti, në kuadër të këtyre seminarve, janë trajtuar tema bashkëkohore dhe të rëndësishme që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e Institutit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *