Ka diçka që mund t’i zhvillojë firmat e kontabilitetit (Hulumtim)

Kontabiliteti, taksat dhe auditimi, deri më tani kanë qenë gjithçka në veprimtarinë e kontabilistëve dhe firmave të kontabilitetit. Por fokusimi në vetëm këto shërbime, kohëve të fundit, po duket se nuk po u sjellë atyre rritje të të hyrave.

Kontabilistët dhe firmat e kontabiliteti, tashmë janë duke shikuar se si të gjejnë metoda për rrijten e bizneseve të tyre. Një mundësi e mirë për këta profesionistë është hulumtimi në platformat të bazuara në “Cloud” të quajtura si Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjeve apo në gjuhën angleze si “Enterprise Resource Planning” (ERP).

Përmes këtyre platformave elektronike, kontabilistët do të arrijnë t’i njohin më mirë kërkesat e klientëve, në mënyrë që të rrisin bizneset e tyre.

Accounting Today ka realizuar një hulumtim, të cilin IKAF e sjell për lexuesit kosovarë, me platforma të tilla, ku ka vërejtur që firmat e kontabilitetit që kanë filluar t’i përdorin ato, kanë arritur të shtojnë numrin e klientëve e, si rrjedhojë, të rrisin edhe biznesin.

Gjatë një seminari në internet, një panel ekspertësh diskutuan gjetjet e këtij hulumtimit dhe ofruan njohuri se si kontabilistët mund të përdorin shërbime të lidhura me ERP për të rritur të ardhurat, për të rritur biznesin e tyre dhe për të kaluar nga një biznes i bazuar në mall në atë të bazuar në vlera.

Dokumentin e plotë mund ta gjeni në këtë link.  

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *