Udhëzim Administrativ për Pavarësinë e Aditorëve Ligjorë dhe Firmave të Auditimit (Dokument)

Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), ka nxjerr një udhëzim administrativ për “Pavarësinë e Aditorëve Ligjorë dhe Firmave të Auditimit”.

Ministria e Financave, përkatësisht KKRF, nxjerrjen e këtij udhëzimi administrativ e ka bërë për të përcaktuar kërkesat për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave vjetore financiare të subjekteve juridike.

“Qëllim i këtij udhëzimi administrativ është të përcaktoj kërkesat për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave vjetore dhe të konsoliduara financiare të subjekteve juridike, rregullat për organizimin dhe përzgjedhjen e auditorëve ligjorë dhe firmave të auditimit nga subjektet me interes publik për të promovuar pavarësinë e tyre dhe shmangien e konflikteve të interest dhe rregullat për mbikëqyrjen e pajtueshmërisë me këto kërkesa nga auditorët ligjorë dhe firmat e auditimit”, thuhet në këtë udhëzim administrativ.

Ndër të tjera, në këtë dokument të publikuar në fillim të këtij muaji, thuhet se dispozitat e këtij udhëzimi administrativ janë të obligueshme “për auditorët ligjorë dhe firmat e auditimit që kryejnë auditime ligjore të subjekteve me interes publik si dhe subjekteve të cilat plotësojnë kriteret për auditime ligjore konforme kërkesave të ligjit Ligjit Nr. 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim”.

IKAF u sjell dokumentin e plotë të këtij udhëzimi administrativ.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *