Liderët botërorë të biznesit identifikojnë 10 risqet për vitin 2020

“Drejtuesit e biznesit do të luftojnë me pasigurinë e vazhdueshme ekonomike dhe ndryshimet rregullative të paparashikuara që pritet të ndodhin në të ardhmen, së bashku me ndryshimet në kontabilitet dhe taksa, që mund të ndikojnë në aftësinë e tyre për të konkurruar në mënyrë efektive dhe për të arritur objektivat e tyre financiar në vitin 2020 dhe më pas”, thuhet në një raprot të fundit të Provitit dhe Universitetit Shtetëror të Karolinës së Veriut në SHBA.

Ky raport, identifikoi 10 rreziqet kryesore me të cilat përballen top udhëheqësit e biznesit në botë, bazuar në një studim vjetor të më shumë se 1.000 anëtarëve të bordit dhe drejtuesve të lartë ekzekutivë nga organizata në industri të ndryshme në të gjithë botën.

“Kur ju shikoni raportimin financiar dhe taksimin sot, në fund të fundit aplikimi i parimeve të kontabilitetit dhe standardeve të raportimit dhe kërkesave tatimore të gjitha kthehen në atë që prek biznesin,” tha Jim DeLoach, një drejtor menaxhues në Protiviti i cili është edhe bashkëautor i raportit.

Të anketuarve të këtij hulumtimi iu kërkua të vlerësonin 30 rreziqe makroekonomike, strategjike dhe operacionale, për t’i listuar 10 më kryesoret:

1. Ndryshimet rregullative dhe kontrolli mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë operacionale dhe të prodhimit si dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve.

2. Kushtet ekonomike mund të kufizojnë ndjeshëm mundësitë e rritjes.

3. Sfidat e suksesit dhe aftësia për të tërhequr dhe mbajtur talentin e lartë mund të jenë më të vështira.

4. Qëndrueshmëria e kufizuar operacionale e trashëgimisë së infrastrukturës IT dhe aftësive dixhitale mund të kufizojnë aftësinë e organizatës për të garuar me lojtarët “të lindur dixhital”.

5. Rezistenca ndaj ndryshimit mund të kufizojë vazhdueshëmrinë organizative.

6. Përgatitja për të menaxhuar kërcënimet në internet mund të jetë e pamjaftueshme.

7. Sigurimi i administrimit të intimitetit / identitetit dhe sigurisë së informacionit / mbrojtja e sistemit mund të jetë sfiduese.

8. Kultura e kompanisë mund të mos arrijë të identifikojë me kohë tejkalimin e nivelit të riskut.

9. Mbajtja e vazhdueshme e lojalitetit të klientëve mund të jetë një çështje gjithnjë e më sfiduese.

10. Adaptimi i tekonologjisë së bazuar në Intelegjencë Artificiale mund të kërkojë njohuri të reja.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë për këtë raport të publikuar në gjuhën angleze.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *