Edukim të vazhdueshëm për t’i mbijetuar ndryshimeve në industri

Globalizimi i industrive, globalizon tregun e punës

Edukim i vazhdueshëm për t’i mbijetuar ndryshimeve në industri

Globalizimi i ekonomisë është duke imponuar globalizim edhe të çdo fushe tjetër jetësore. Në këtë trend është i përfshirë pothuase çdo shtet në rruzullin tokësor.

Koorporatat shumëkombëshe tashmë janë akterët kryesorë që determinojnë rrjedhën e çdo gjëje nëpër botë, duke filluar nga jeta e përditshme e deri tek profesionet.

Vetë fakti që, sipas Forumit Botëror Ekonomik “World Economic Forum”, më shumë se 3 fishi i tregtisë botërore realizohet në mes të koorporatave shumëkombëshe, tregon se ky nivel i ndërmarrjeve janë lojtarët kryesorë që pothuajse i orjentojnë edhe trended botërore. Në të njëjtën kohë shumëkombëshit, siç ju referohen shkurtimisht këtyre koorporatave, përcaktojnë edhe kërkesat për rekrutim të punëtorëve të profesioneve të ndryshme. Këto kompani, sipas shumë studimeve, përveç që përbëjnë pothuajse shumicen e tregut botëror, efekti i tyre vërehet edhe më gjerë se aq, edhe tek partnerët e tyre të vegjël, pra edhe tek pjesa tjetë e mbetur e tregut.

Por cilat janë kërkesat e shumëkombëshve për rekrutim të stafit?

Përveç kënaqësisë dhe mundësive që t’i jep një kompani shumëkombëshe për të “fluturuar” përpara, ata kanë edhe kërkesat strikte gjatë rekrutimit. Duke qenë se janë shumëkombëshe, edhe kërkesat duhet t’i kenë të tilla, pra shumëkombëshe. Në mesin e tyre kritereve, janë edhe diplomat dhe certifikimet me njohje ndërkombëtare apo ndërkombëtarisht të standardizura.

Edhe pse koorporatat shumëkombëshe janë faktor kryesor në konceptualizimin ekonomik, ato nuk janë të vetmet. Ndikim shumë të madh në këtë aspekt po luan edhe zhvillimi tekonologjik. Sipas publikimeve të fundit, këto dy kompenente janë komplementare në mes vete, që shtyjnë përpara ndryshimet rapide që ndodhin në ekonominë globale.

Ndikimi i teknologjisë

Avancimi teknologjik, sikurse edhe faktorët tjerë, po ndikojnë në transformimin e të gjitha fushave, rrjedhimisht edhe atë profesional.  Automatizimi, platformat dixhitale dhe risitë e tjera po ndryshojnë natyrën themelore të punës. Kuptimi i këtyre ndërrimeve mund të ndihmojë politikëbërësit, drejtuesit e biznesit dhe punëtorët të ecin përpara. Zhvillimi i automatizmit i mundësuar nga teknologjitë përfshirë robotikën dhe inteligjencën artificiale sjell premtimin e produktivitetit më të lartë, rritje të efikasitetit, sigurisë dhe komoditetit. Por këto teknologji gjithashtu shtrojnë pyetje të vështira në lidhje me ndikimin më të gjerë të automatizmit në punë, aftësi, paga dhe vetë natyra e punës.

Transformimi i vendeve të punës

Ndryshimet në kërkesa për profilet profesionale të shtyra nga globalizimi dhe teknologjia, kanë bërë që të ketë edhe transformime të vendeve të punës. Si rezultat i kësaj, shumë profesionist, përmes edukimit të vazhdueshëm, tentojnë që të jenë në hap me kërkesat e dala nga ky proces i transformimit.

Sipas shumë publikimeve, ky transformim ka shuar edhe një numër të madh të profesioneve, të cilat janë automatizuar.

E përjavshmja amerikane, Forbes pak vite më parë kishte bërë një listë të 5 pikave, të cilat duhet pasur parasysh nga të punësuarit, në mënyrë që të jenë atraktiv për tregun e punës, në kohën e këtyre transformimeve:

  1. Nevoja për aftësi të reja dhe do për ekspozim ndaj mundësive për aftësi të reja;
  2. Ngritja e aftësive analitike dhe mendimit kritik, i cili është problem të automatizohet;
  3. Aftësimi për pozita inovative;
  4. Gatishmëria që të bëni transformime të detyrave në pozitën ku punoni;
  5. Të kihet njohuri për industritë e përafërta me atë të profesionit, për të qenë të gatshëm që të bëhet transformimi më i lehtë, apo edhe kombinimi i tyre.

Profesionet e së ardhmes

Si rezultat i dy faktorëve të përmendur por edhe të tjerëve, shumë profesione janë transformuar dhe janë funzionuar apo edhe zëvendësuar me profesione tjera. Sipas shumë publikimeve, profesionet e së ardhmes pritet të jenë kryesisht të lidhuar me analizën e të dhënave të fushave të ndryshime. Pra do të jenë analistë i të dhënave që gjenerohen nga programe softuerike që në Intelegjncën Artificiale mund të quhen edhe makina mësimi “machine learning”, të cilat mbledhin dhe grumbullojnë të dhëna të mëdha.

Duke u bazuar në këtë, del se profesionet më të kërkuara do të jenë ato që ndërlidhen me programim dhe krijim të algoritmeve dhe kodeve për softuerë të fushave të ndryshme, dhe menjëherë pas tyre, do të jenë profesionistë të fushave të financave, marketingut e të ngjashme.

Ndër 10 profesionet më të kërkuara të dekadës së ardhshme, pra të periudhës nga 2020 deri më 2030, sipas “Forbes”, pritet të jenë:

10. Avokatët

09. Menaxherët

08. Hulumtues të marketingut

07. Mjekë dhe kirurgë

06. Analist i menaxhmentit

05. Kontabilist dhe auditor

04. Menaxher financiar

03. Menaxher i përgjithshëm dhe operativ

02. Zhvillues i softuerëve

01. Teknik mjekësor

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *