Transformimet digjitale, avantazh për CMA

Instituti për Menaxhim të Kontabilitetit (IMA) ka publikuar së fundmi dy raporte që tregojnë avantazhet e certifikimeve profesionale për punëdhënësit dhe punonjësit, në periudhën digjitale.

Dy raportet, “Arritja e Përparësive të Konkurrueshëmrisë në Epokën Digjitale – Vlera e Trajnimeve dhe Certifikimeve” dhe “Ngritja e Vlerës suaj në Epokën Digjitale – Ndikimi i Certifikimeve Profesionale”, ofrojnë një udhëzues për këtë çështje, të bazuar në hulumtimin global të kryer nga IMA.

Si do të arrijnë profesionistët financiarë që të përgatiten për ndryshimet tekonologjike?

Në raportet e IMA-s thuhet se profesionistët në fushën e financave, për të qenë në hap me ndryshimet teknologjike, duhet që të jenë vazhdimisht të angazhuar me avancimin profesional, përmes trajnimeve. Kjo do t’ju mundësojë që ata të jenë atraktiv dhe të performojnë mirë në këtë profesion.

Si po ndryshon menaxhimi i kontabilitetit?

Si pjesë e procesit robotik dhe të automatizmit, blockchain, big data (të dhënat e mëdha), inteligjenca artificiale, mësimi i makiave (machine learning) dhe pjesët tjera, do t’i obligojë njerëzit të punojnë më shumë me makina sesa me kolegë/njerëz të tjerë.

Kjo është duke u paraqitur edhe si një frikë nga profesionistët e kontabilitetit, pasi që shumë pozita pune në kontabilitet janë duke u automatizuar me inovacionin digjital.

Në anën tjetër, avancimi i teknologjisë dhe automatizimi i detyrave, po ja shton vlerën menaxherëve të kontabilitetit në organizatat e tyre. Roli i menaxherëve të kontabiliteti është rritur dhe është shndërruar në pozita të liderëve biznesor, duke marr rol kryesor në mbështetjen e vendimmarrjes dhe asistencës në planifikim.

Roli i menaxhimit të kontabilitetit

Me rritjen e rolit të menaxhimit të kontabilitetit, janë rritur edhe përgjegjësitë. Me të marr certifikimin profesional të kësaj fushe, u jep arsye të mjaftueshme punëdhënësve të mendojnë se jeni të pajisur mirë me njohuritë e fundit dhe standardet që do t’ju jepnin përparësi të mëdha për të ardhmen.

Dhe, për dallim nga programet e shtrenjta akademike, certifikatat profesionale janë më pak të kushtueshme, pavarësisht nëse kompania juaj pranon t’i paguajë kostot e certifikimit ose planifikoni që ato t’i bëni vetë. Mbi 50% e të anketuarve nga sondazhi i kryer gjatë përgatitjes së këtyre raporteve, kanë rënë dakord që një certifikim profesional jep avantazh në procesin e kërkimit të punës.

Si mund të përgatiten organizatat për transformimin dixhital në kontabilitet?

Nuk është vetëm ndikimi i inovacionit teknologjik që po e ndryshon rolin e punonjësit – ky ndryshim është duke ndodh edhe si rrjedhojë e revolucionit në strategji të biznesit. Në njërin nga publikimet e IMA-s thuhet se ndryshimet e fundit në teknologji, të cilave u referohet edhe si Industria 4.0, sjell një bashkëveprim në mes të kompanisë dhe konsumatorëve online, përmes e-komercit, marketingut digjital, mediave sociale dhe eksperiencës së përdoruesve. Ky ndryshim do të thotë se me automatizimin e këtyre proceseve, kompanitë mund të përdorin të dhëna më të shpejta për të bërë analiza të tregut dhe të sjelljes së konsumatorëve.

Siguroni punëdhënësit se jeni të gatshëm për të ardhmen

Ndërsa profesioni i kontabilitetit përfshin më shumë automatizëm për detyra të përsëritura, profesionistët e financave janë në gjendje të kalojnë më shumë kohë duke përmirësuar aftësitë e tyre të vendimmarrjes. Profesionistët e financave mund të përdorin të dhënat organizative për të grumbulluar njohuri më të mëdha në biznes dhe për t’u zhvilluar në partnerë biznesi. Sidoqoftë, shumica e të anketuarve nga sondazhi nuk mendojnë se profesionistët e financave janë të përgatitur mirë për t’u ballafaquar me këto ndryshime teknologjike.

Meqenëse certifikimet profesionale tregojnë një kthim më të madh të investimeve (ROI), krahasuar me format e tjera të arsimit, organizatat gjithnjë e më shumë mbështeten në këto lloj certifikimesh për të përgatitur punonjësit e tyre për përvojën dixhitale të së ardhmes. Kur krahasohen me gradat e avancuara dhe programet e trajnimit, certifikimet profesionale mbajnë më pak kosto dhe marrin më pak kohë për t’u siguruar punonjësve grupe të ngjashme aftësish.

Certifikimet profesionale janë një standard i ri

Pavarësisht nëse jeni punonjës ose punëdhënës, vlera e certifikatave profesionale është e pakundërshtueshme. Si punonjës, një certifikim profesional mund t’ju ndihmojë në avancimin e karrierës suaj, duke u treguar punëdhënësve që jeni në pararojë të industrisë suaj dhe se keni mundësi që t’i vendosni ata në një pozitë më të mirë duke i promovuar si biznes. Si punëdhënës, punësimi i punonjësve të certifikuar dhe stimulimi i punonjësve tuaj për të marrë certifikime mund ta mbajnë organizatën tuaj në ballë të industrisë. Është e rëndësishme të mbani në mend pritshmëritë e punonjësve tuaj pas përfundimit të një certifikimi.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *