Pse një kontabilist duhet t’ia njohë klientit trungun familjar?

Mendoni për herën e fundit që dikush jashtë familjes tuaj ju ka pyetur se si janë fëmijët ose nipërit tuaj – duke ju referuar atyre me emër. Si ju ka bër kjo të ndjeheni? Shumë mirë, apo jo?

Herën tjetër që të takoheni me një klient, në vend që të bëni vetëm një bisedë të vogël formale ose ta pyesni se, “Si është familja?” Ndërmerr një hap më tej. Bëhu më specifik, si: «Si është vajza (me emër), si po kalon me mësimet e saj të baletit? Më keni thënë se është më e re në moshë sesa shumica e fëmijëve dhe keni qenë të shqetësuar për këtë».

Duke i pyetur për këto detaje, mund t’i tregoni klientit tuaj se ju jeni shumë të kujdesshëm edhe se kjo sjellje ndikon të dëshmoni se ju jeni person i besueshëm për kompaninë e tij. Por kujdes me emrat, mos i ngatrroni, sepse mund të ketë efekt komplet të kundërt.

Kështu këshillon njëri nga kontabilistët më të njohur – Kyle Walters i cili, njëherit është edhe udhëheqës i kompanisë Kuenzi & Company.

Ai sugjeron se njohja e ngjarjeve familjare të klientit e bënë atë më emocionalisht të lidhur me ju dhe më të besueshëm.

Gjithashtu, duke i ditur këto të dhëna, ju mund të bëni analizë më të saktë me të dhënat financiare të kompanisë.

Këtu mund ta lexoni të plotë këshillën e tij

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *