Si duhet të jetë një takim këshillues i kontabilistit me klientë?

Takimi i kontabilistëve me klientë, herë pas here, mund të paraqitet të jetë njw sfidw nw vete. Për këtë arsye, kontabilistët para takimit me klientë, duhet të jenë të përgatitur lidhur me ecurinë e kompanisë së tyre.

Që në fillim të takimit, kontabilistët duhet t’i pyesin klientët se “çfarë dëshirojnë të përfitojnë nga ky takim? Se çfarë shqetëson ata? Cili është problemi I tyre? Dhe, më pas të filloni të dëgjoni rrëfimin e tyre.

Në mënyrë që të kontribuojnë në raportet kontabilist-klient, ekspertë të kësaj fushe kanë renditur disa sugjerime për kontabilistët. Këto sugjerime shërbejnë që kontabilistët të krijojnë një raport të mirë me klientët, në mënyrë që mos t’i mërzisin ata. Gjithashtu ky takim nuk është i thjeshtë dhe spontan, sikurse që mund të ishte ai mes terapeutisitit dhe pacientit apo trajnuesit me nxënësin. Kështu që kontabilistët duhet të jenë të përgatitur për gjendjen e kompanisë së klientit.

Ja disa nga këto sugjerime:

  • Të dini gjendjen reale të kompanisë së klientit.: të keni informata për pasqyrat mujore si dhe ato të vitit të kaluar, në mënyrë që të bëni dallimin.
  • Të jeni në dijeni për gjendjen që klienti ka në vitin aktual fiskal, projeksionin me pagesa për taksat pasuese për çdo të hyrë.  
  • Nëse ka ndonjë kredi bankare, përgatitni një projeksion për kontraten e kësaj kredie.
  • Një projeksion personal të taksave.
  • Përcjellni dhe përditësoni të dhënat që i keni identifikuar nga takimi paraprak.
  • Gjithëmonë mundohni të jepni informata sa më analitike të cila do t’i ndihmonin klientit që të përmirësojë performancen.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *