Trajnim për modulin “Tatimet e Avancuara AC- P6”

IKAF do të organizojë trajnimin e radhës modular “Tatimet e Avancuara AC- P6”.

Ligjëratat për këtë trajnim modular, do të fillojnë nga e marta më 05 nëntor dhe do të zgjasin deri më 30 të po këtij muaji. Numri i orëve ligjëruese për këtë modul është planifikuar të jetë rreth 40 gjithsej.

Vijuesit e këtij trajnimi do të kenë mundësi të pajisen me dy lloje certifikimesh, varësisht prej dëshirës së tyre: vijimi i trajnimit, pa iu nënshtruar testit përfundimtar, mundëson certifikatë pjesëmarrje, ndërsa me test – certifikatë të suksesit.  

Në kuadër të këtij moduli, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të zhvillojnë njohuritë dhe të kuptojnë më shumë rreth llojeve të shoqërive tregtare, klasifikimit të tyre sipas ARBK-së, ATK-së dhe KKRF-së, si dhe aspekteve tekniko-fiskale duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare themelore.

Temat që do të trajtohen:

Shoqëritë Tregtare

Administrata Tatimore dhe Procedurat

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar TVSH

Dogana dhe Akciza

Tatimi mbi të Ardhurat Personale TAP

Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatave TAK

Kërkesat Ligjore për përgatitjen dhe Auditimin e Pasqyrave Financiare

1 Komentet:

  1. Jetlir Kryeziu

    I interesuar pa mase ne kete modul pasi qe konsideroj qe tatimet jane kategoria me e forte e financimit te buxhetit shteteror si dhe trajnimi rreth tatimev dhe llojeve te tyre na ngrite perpos dijes edhe interesin per tu marre me fushen e tatimev.

    Nëntor 02, 2019 Reply

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *