Nisin ligjëratat në nivelin Kontabilist i Certifikuar

Në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), më 29 tetor, kanë filluar edhe ligjëratat në Kontabilist i Certifikuar (KC).

Grupet në këtë nivel, janë të fundit për këtë afat të tetorit, i cili sapo përfundoi. Ndërsa ligjëratat e para do të nisin me modulin Raportimi Financiar (F7), me ligjërues Hajdar Hoxha.

Ky certifikim u jep rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Kontabilistët e Certifikuar po ashtu do t’i përvetësojnë principet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm të ndërmarrjes, metodat e auditmit dhe standardet, e po ashtu do të fitojnë njohuri të konsiderueshme në lëmin e planifikimit të biznesit, vendimmarrjes dhe menaxhimit të performancës.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *