IKAF po mban seminarin “Kontrolli i brendshëm & Parandalimi i mashtrimit”

Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) organizoi seminarin e radhës “Kontrolli i brendshëm & Parandalimi i mashtrimit”.

Në këtë seminar, i cili po mbahet këtë fundjavë në Durrës, po trajtohen tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me zbatimin efektiv të kontrollit të brendshëm në parandalimin e mashtrimit.

Pjesëmarrësit në këtë seminar, ndër të tjera, do kenë mundësi që të mësojnë më shumë dhe të  debatojnë për këto tema me profesorin – Lirim Amiti.

Pjesëmarrësit do të mësojnë të eksplorojnë trendet aktuale lidhur me zbatimin e kontrollit të brendshëm në parandalimin e mashtrimit. Ky seminar shumë interaktiv dhe dinamik ju jep mundësi pjesmarrësve përmes ndarjes në grup, aktivitete të përqëndruara dhe simulimeve të mësojnë të përballen me sfidat e zbatimit të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të mashtrimeve dhe burimeve si t’iu kundërvihet këtyre sfidave.

Ndër temat kryesore që po trajtohen në këtë seminar janë:

  • Objektivat, komponentët dhe parimet e një kuadri efektiv të kontrollit të brendshëm.
  • Rolet dhe përgjegjësitë që secili grup në një organizatë ka në lidhje me kontrollet e brendshme.
  • Llojet e ndryshme të kontrolleve dhe aplikimin e duhur për secilën prej tyre.
  • Rëndësia dhe roli i kontrolleve të brendshme në parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit.
  • Vlerësimi i llojeve të ndryshme të skemave të mashtrimit.
  • Identifikimi i flamujve të zakonshëm të kuq të mashtrimit.
  • Si të kuptoni skema të ndryshme të mashtrimit të pasurive me qëllim të hartimit dhe zbatimit të kontrolleve të brendshme të përshtatshme.
  • Si të rritet niveli i ndërgjegjësimit të punonjësve në një organizatë për mashtrimin.
  • Si të hartohen dhe zbatohen kontrollet në të gjithë entitetin për të parandaluar mashtrimin.
  • Rolet dhe përgjegjësitë e palëve të ndryshme në të gjithë organizatën në lidhje me menaxhimin e rrezikut të mashtrimit.
  • Si të kuptoni sfidat kryesore në menaxhimin e mashtrimit dhe burimet për t’iu kundërvënë këtyre sfidave
  • Raste studimore – praktike.

Ky seminar, u organizua në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (e obliguar edhe me standarde vijimi me së paku prej 30-40 orë brenda vitit), me ç’rast pjesëmarrësit do të përfitojnë orë të verifikueshme (EVP/CPD).

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *