Sot nisin ligjëratat në F6-Tatimet

Ligjëratat në modulin F6-Tatimet të nivelit Teknik Kontabiliteti (TK) do të nisin sot (e enjte-08 janar) duke filluar nga ora 17:00.

Studentët e nivelit TK, të regjistruar në afatin e vjeshtës së vitit 2019, nga sot do kenë mundësi që të vijojnë ligjëratat e këtij niveli, të cilat do t’i mbajë profesori dhe eksperti i njohur i fushës së tatimeve – Sami Salihu.

Në kuadër të këtyre ligjëratave, studentët do të kenë mundësi të kuptojnë më shumë për llojet e shoqërive tregtare dhe klasifikimin e tyre sipas ARBK-së, ATK-së dhe KKRF-së, si dhe të ngrisin nivelin e aftësitësive tekniko-fiskale, duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare themelore.

Ndër temat kryesore që do të trajtohen në kuadër të këtij moduli janë:

  • Shoqëritë tregtare
  • Administrata tatimore dhe procedurat
  • Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)
  • Dogana dhe Akciza
  • Tatimi mbi të ardhurat personale (TAP)
  • Tatimi mbi të ardhurat e korporatave (TAK)
  • Kërkesat ligjore për përgatitjen dhe auditimin e pasqyrave

Të dhëna rreth këtij moduli, mund t’i gjeni në ueb-faqen tonë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *