Shumë aplikacione, dita e ditës janë duke u zhvendosur nga
verzioni desktop në atë në “Re” apo siç njihet në original “Cloud”.
Ky kalim rapid i aplikacioneve në “Cloud”, i ka bërë shumë
firma të kontabilitetit që të transformojnë shërbimet për klientët e tyre në këto
lloj aplikacione. Por, kjo nuk do të thotë që ata janë duke i shfrytëzuar
aplikacionet “Cloud” në maksimum.
Në një suplement të publikuar nga “Accountingtoday”, janë
paraqitur një sërë sugjerimesh për firmat e kontabilitetit por edhe ato të
fushave tjera, që të kalojnë në verzionin “Cloud”, në mënyrë që të mbijetojnë në
raport me sfidat që po i sjellë avancimi teknologjik.
Njohës të kësaj lëmije kanë publikuar shkrime në këtë suplement,
të cilin IKAF e sjell të plotë për ju, duke i paraqitur përvojat dhe njohuritë
e tyre lidhur me atë se si firmat e kontabilitetit mund ta bëjnë kalimin më të
lehtë të aplikacioneve nga desktop në “Cloud”.