Publikohet afati i provimeve shkurt 2020

IKAF ka vendosur që, për herë të parë, të publikojë edhe një afat të ri (plotësues) të muajit shkurt për paraqitjen e provimeve në të gjitha nivelet e certifikimeve.

Vendimi për publikim të këtij afati është marr si rrjedhojë e numrit të madh të kërkesave nga ana e studentëve.

Është hera e parë që IKAF obligohet të publikojë afat në muajin shkurt, i cili është jashtë kalendarit të rregullt të afateve për provime. Ndërsa, nga ky vit e tutje, IKAF ka vendosur që afatin e shkurtit ta publikojë rregullisht edhe për vitet tjera.

Njoftojmë të gjithë studentët se paraqitjen e provimeve mund ta bëjnë duke filluar nga sot (e premte/10 janar).

Në të njëjtën kohë, IKAF ka krijuar një udhëzues i cili u shpjegon studentëve se si bëhet paraqitja e provimeve në sistemin (SMIS) e ri të cilin mund ta gjeni në vegëzen e më poshtme.

Udhëzues: Kliko këtu
Orari: Shkarko Këtu

Lidhje për të paraqitur provimet Kliko Këtu, gjatë paraqitjes së një provimi ju gjithashtu në të njëjtën kohë krijoni një llogari në sistemin tonë të ri. Në sistemin tonë të ri ju mund të regjistroni të njëjtat detaje si në sistemin e vjetër si fjalëkalimin dhe emailin.

1 Komentet:

  1. lumturije.sopi@oagks.org

    Spo mundem mu kyqe me paraqite provimin ne Auditim i avancuar niveli i trete pasvodin nuk po bon e kam harrur.

    Maj 29, 2020 Reply

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *