Si ta mbani titullin Kontabilist i Certifikuar në Kosovë

Kontabilistët e Certifikuar mund ta ushtrojnë pozitën e tyre vetëm duke qenë të certifikuar në këtë nivel dhe duke qenë anëtarë në njërën nga shoqatat e licencuara nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF).

Në bazë të Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, neni 29, parashihet që kontabilistët profesionistë duhet që, për t’i nënshkruar raportimet finaciare, të jetë anëtar i ndonjë shoqate.

Në ligj më tutje thuhet:

1. Personi i kualifikuar si kontabilist i certifikuar nga një shoqatë, i cila është anëtar me status të rregullt pranë një shoqate të tillë, ka të drejtë të përdor titullin “kontabilist i certifikuar”.

2.  Një shoqatë mund të certifikojë një person si kontabilist të certifikuar vetëm nëse ai ka përmbushur plotësisht kërkesat për kualifikim të përcaktuara në paragrafët 3. dhe 4. të këtij neni.

3.  Kandidatët të cilët aplikojnë për kontabilist të certifikuar duhet të kenë diplomë universiteti, tri (3) vjet përvojë pune në lëmin e kontabilitetit dhe të kenë kaluar programin e certifikimit për këtë qëllim.

4.  Arsimimi profesional për kontabilist të certifikuar duhet të jetë në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të FNK-së.

Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *