Pak ditë na ndajnë nga fillimi i ligjëratave

Insitituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka filluar me caktimin e grupeve për të gjitha nivelet e certifikimeve.

Që nga 7 tetori do të fillojnë grupet në nevlin e Teknik i Kontabilitetit (TK), përkatësisht me ligjëratat në modulin Kotabiliteti Financiar F3.

Ligjërata në këtë nivel do të mbahen gjatë ditës së hënë, mërkurë dhe të enjte, duke filluar nga ora 17:00 deri më 20:00.

Në nivelin Teknik Kontabilitetit, studentët do të aftësohen për kryerjen e një game të detyrave praktike të kontabilitetit, duke filluar nga aspekti i krahasimit, kontrollit dhe analizës së informacionit financiar. Përgjegjësitë tipike të këtijniveli përfshijnë:

  • Administrim i listës së pagave
  • Ndërlidhja me nivelin menaxherial, kolegët dhe klientët
  • Rregullimin e pagesave të faturave
  • Administrim financiar
  • Monitorimi e transaksioneve financiare
  • Llogarimbajtje
  • Përgatitja e llogarive, raporteve, buxheteve, komenteve dhe pasqyrave financiare

Datat e fillimit të ligjëratave:

TK Teknik i Kontabilitetit: 07 Tetor 2019

KC Kontabilist i Certifikuar: 29 Tetor 2019

AB Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik: 11 Tetor 2019

AC Auditor i Certifikuar: 08 Tetor 2019

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *