Si mund të kaloni nga një kontabilist në këshilltar biznesi?

Në këtë kohë pasigurie ekonomike, të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, klientët dëshirojnë siguri kudo që të gjendet – dhe qartësi në mungesë të sigurisë. Si rrjedhojë, firmat e kontabilitetit duhet të shqyrtojnë pozicionin e tyre, nëse dëshirojnë që t’u ofrojnë klientëve vetëm pasqyrimin që kërkohet të ndërmarrjes, apo t’u ndihmojnë atyre me këshillim paraprak, në mënyrë që të marrin vendime të duhura për të ardhmen biznesit.

“Thomson Reuters”, përmes një publikimi, kanë paraqitur pika udhëzuese për kontabilistët rreth sjelljes së tyre në raport me klientët gjatë kësaj kohe krize. Në këtë publikim janë përmendur edhe nevojat ndërmarrjeve (klientëve potencialë të kontabilistëve) që i kanë gjatë kësaj kohe, e të cilat nuk janë thjeshtë vetëm paraqitje e gjendjes aktuale të ndërmarrjes. Për me tepër, ndërmarrësit sipas këtij publikimi, thuhet se tashmë kanë më shumë nevojë për këshill-dhënie, duke pas parasysh paqartësinë ekonomike. 

Kalimi nga paraqitja e gjendjes kontabël në këshill-dhënie, është një trend i cili kishte filluar edhe para kohës së pandemisë. 

Mirëpo, përderisa shumë kontabilistë mendojnë se kanë filluar të japin këshillime për klientët e tyre, ata duhet të kuptojnë nëse ato vërtetë në thelb janë udhëzime këshilluese? Nëse janë ofertat e shërbimit këshillues të shkallëzueshme? Nëse ato janë të rinovueshme? Nëse klientët i kuptojnë vlerën që u ofrohet përmes këtyre shërbimeve këshilluese? Nëse është duke u kultivuar një kulturë e shërbimeve këshilluese brenda ekipit për të rritur dhe forcuar marrëdhëniet me klientët për një kohë të gjatë?

Për këtë arsye, të gjithë kontabilistët që dëshirojnë të fillojnë aktivitetin e këshillimit, duhet t’i ketë parasysh këta faktorë, të cilët paraqiten shumë qartë në këtë publikim të Thomson Reuters. 

Ky udhëzues, të cilin IKAF e sjell për lexuesit në Kosovë, do t’i ndihmojë kontabilistët që të fillojnë një praktikë këshilluese, qoftë në zyrë apo përmes shtëpisë, e cila do të ndikojë pozitivisht edhe tek klientët. 

Në këtë publikim do të kuptoni: 

1. Çfarë është këshillimi në kontabilitet

2. Dallimi mes këshillimit dhe udhëzim 

3. Pse duhen dhënë këshillime në kontabilitet

4. Si ta kuptoni që këshillimet e kontabilitet janë në përputhje me nevojat e klientit

5. Si të filloni punën e këshillimit në kontabilitet

6. Si të caktoni çmime për shërbimet e këshillimit

7. Si t’i qaseni klientëve të ri me përvojën tuaj këshilluese

8. Si të kalojmë klientët ekzistues në angazhime këshillimore

Raportin e plotë të “Thomson Reuters” mund ta gjeni në linkun pasues.

https://arizent.brightspotcdn.com/d0/1b/8113025a4633848c570c3d52a9a9/how-to-start-an-advisory-business-in-an-economic-downturn-tr1107513-wp.pdf

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *