Saktësia dhe efikasiteti, obligojnë auditim të automatizuar

Puna e auditimit, pavarësisht a është ai brendshëm apo i jashtëm, është duke pësuar ndryshime me avancimin e teknologjisë.
 
Përderisa në të kaluarën, veprimet e auditimit janë kryer dhe, në shumë raste vazhdojnë të kryhen, duke përdorur çfarëdo mjetesh të disponueshme, duke përfshirë tabela dhe aplikacione jo edhe shumë fleksibile për punë, programet e bazuara në teknologji të avancuar, janë duke i automatizuar këto procese.
 
Sipas një artikulli të publikuar nga “Accounting Today”, del se shumë ndërmarrës pranojnë që praktikimi i programeve kompjuterike të bazuara në teknologji të avancuar si “Cloud” apo edhe Inteligjencë Artificiale, janë më praktike dhe efektive për veprimtarinë e tyre.
 
Megjithatë, ata vazhdojnë të potencojnë se praktikat e mëhershme te ushtrimit të auditimit përmes formave të Excel-it apo edhe të ngjashme, që mund të jenë edhe gjysmë të automatizuara, vazhdojnë të gjejnë zbatim për shumë ndërmarrje dhe profesionistë të auditimit.
 
Në një hulumtim të bërë nga AT me ndërmarrës amerikanë thuhet se shumica prej tyre, përkundër dëshirës që të automatizohet puna e auditimit, pranojnë se vazhdojnë ta kenë shprehinë e punës me forma të programeve si Excel-i dhe të ngjashme.
 
Në bazë të këtij hulumtimi del që auditimi i automatizuar nga programet e avancuara kompjuterike, përdorët kryesisht nga ndërmarrjet më të mëdha, ndërsa të voglat janë ato që mbesin në praktikat më të vjetra. Edhe pse, sipas tyre, nevoja për saktësi më të madhe dhe dominimi i TI-së, do t’i obligojë të gjithë që të përdorin këto lloj programesh.
 
IKAF e sjell për lexuesit publikimin e plotë në gjuhe angleze të hartuar nga AT.

https://cdn.coverstand.com/37089/656279/1569496a054dc3d5f3694331b31ef06ab907934a.pdf

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *