Si mund të aplikoni për 130 euro nga pakoja emergjente e qeverisë

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton qytetarët, se ka filluar aplikimi për pagesë mujore në vlerë prej njëqind tridhjetë euro (130 €) sipas Masës nr.15, e cila është e përfshirë në kuadër të Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.

Më poshtë ju mund ti gjeni udhëzimet dhe formuluarin për aplikim për kërkesë për asistencë mujore:

▶ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 -𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/…/0F5A3F65-6780-421E-8290-2C072A3831…

▶𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/…/2C415DE4-5273-46EA-B52A-8113342AF4…

▶ 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐞 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/…/315CF2CC-9C7C-4424-ACCA-323E3C973C…

 Prishtinë, 17.04.2020
NJOFTIM    
Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon Emergjente Fiskale, Nr.01/19 të datës 30.03.2020 dhe Vendimin nr.31/2020 të datës 03.04.2020 e Ministrit të Financave dhe Transfereve për Aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale, Divizioni i Ndihmave Sociale në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka përgatitur këtë njoftim për të gjithë qytetarët me kushte të rënda sociale që mund të përfitojnë pagesë mujore në vlerë prej njëqind tridhjetë euro (130 €) sipas Masës nr.15, e cila është e përfshirë në kuadër të Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente. Gjithashtu në kuadër të këtij njoftimi janë paraqitur informatat për familjet që mund të përfitojnë, parakushtet që duhet të plotësohen nga parashtruesi i kërkesës për të përfituar, metoda e aplikimit, afati aplikimit, sqarimet për plotësimin e aplikacionit dhe informatat për dorëzimin e aplikacionit.  

FAMILJET QË PËRFITOJNË  
Sipas Masës nr.15 të drejtën e përfitimit në pagesë të asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) euro për periudhën Prill-Qershor 2020, e kanë familjet të cilat nuk e kanë asnjë të punësuar (sektorin publik dhe privat), nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga Buxheti i Republikës së Kosovës (pension apo asistencë tjetër sociale), aplikanti është i lajmëruar si i papunë në institucionin kompetent dhe është banor rezident në Republikën e Kosovës.  
PARAKUSHTET PËR APLIKIM  
Parakusht i parë për të përfituar familja asistencën mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë euro (130), është që aplikuesi dhe të gjithë anëtarët me të cilët jeton në bashkësi familjare duhet të jenë të papunësuar. (Edhe nëse aplikoni, nuk mund të përfitoni).   Parakusht i dytë është që asnjëri nga anëtarët e familjes nuk duhet të jetë pjesë e përfitimit nga cilado prej skemave sociale dhe pensionale të financuara nga Buxheti i Shtetit. (Edhe nëse aplikoni, nuk mund të përfitoni).   Parakushti tretë është që parashtruesi i kërkesës (aplikanti) duhet të jetë i regjistruar në Zyrat e Punësimit dhe të ketë statusin e të papunësuarit. Për qytetarët të cilët kanë qenë të regjistruar të papunë dhe kanë deklaratë të papunësisë një gjë e tillë nuk ka nevojë të përseritet, ndërsa ata të cilët nuk janë të regjistruar duhet të regjistrohen dhe këtë mund ta bëjnë duke u regjistruar në platformën online të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës apo duke aplikuar drejtpërdrejt në Zyrën e Punësimit. (Aplikacioni juaj nuk do t mund te shqyrtohet dhe aprovohet pa u plotësuar edhe ky parakusht).          

METODA DHE AFATET E APLIKIMIT  
Nëse keni plotësuar tre (3) parakushtet për aplikim  të përshkruara më lartë sipas pikës a), b) dhe c), mund të aplikoni për të përfituar nga Masa nr.15 duke përzgjedhur njërën prej metodës dhe mënyrës së aplikimit si në vijim;  

Aplikimi Online – duke përdorur formularin elektronik. Ju mund të shkarkoni formularin e duhur nga faqja zyrtare e internetit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve. Formulari duhet të plotësohet dhe dërgohet në e-mail adresën zyrtare pako15@rks-gov.net, duke bashkangjitur ne e-mail të skanuar (apo fotografuar) kopjen e letërnjoftimit Kjo është mënyra e rekomanduar pasur parasysh situatën e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore.  

Aplikimi Fizik – aplikimi mund të bëhet përmes Qendrës për Punë Sociale të komunës përkatës ku jeni duke banuar, duke marrë Formën e aplikacionit tek Zyrtari i Ndihmës Sociale dhe pasi që të keni plotësuar dhe nënshkruar formën e aplikacionit së bashku me kopjen e letërnjoftimit të parashtruesit të kërkesës duhet të dorëzoni në Qendrën për Punë Sociale tek Zyrtari i Ndihmës Sociale.   Aplikimi në njërën prej metodave të lartshënuara mund ta bëni më së largu deri me 15 Maj 2020, apo çfarëdo afati të mëvonshëm që mund të përcaktohet me vendim nga Ministria e Financave dhe Transfereve.  

PLOTËSIMI I FORMËS SË KËRKESËS/ APLIKACIONIT  
Pasi të keni përzgjedhur njërën nga metodat e aplikimit regjistrimin online apo aplikimin fizik duhet t’i kushtoni vëmendje plotësimit të Formës së aplikacionit, i cili ka katër (4) pjesë;  
Të dhënat e përgjithshme-në këtë pjesë duhet të përfshihen të dhënat e komunës ku jetoni, vendbanimi (emri qytetit apo fshatit), lagja, adresa, nacionaliteti, gjuha që flisni, telefoni dhe email. Të gjitha të dhënat në këtë pjesë janë obligative të plotësohen duke përfshirë email-in e juaj nëse jeni duke aplikuar online përmes formularit elektronik.  
Të dhëna e parashtruesit të kërkesës-në këtë pjesë duhet të përfshihen të dhënat e numrit personal të letërnjoftimit, emri dhe mbiemri i aplikuesit dhe deklarimi nëse jetoni në bashkësi familjare. Bashkësi familjare nënkupton familja e ngushtë dhe të gjithë anëtaret të tjerë të familjes me të cilët jetoni dhe veproni brenda një kulmi të shtëpisë apo banesës. Të dhënat e anëtarëve të familjes-në kuadër të kësaj pjesë duhet të përfshihen të dhënat e të gjithë anëtarëve të bashkësisë familjare me të cilët jetoni, duke regjistruar të dhënat e numrit të letërnjoftimit, emrin dhe mbiemrin për çdo njërin anëtarë të bashkësisë familjare dhe afërsinë familjare që keni ju si parashtrues i kërkesës.  
Deklaratë-në kuadër të kësaj pjesë janë të përfshira tre (3) pyetje, për të cilat ju si parashtrues i kërkesës/aplikues, me rastin e nënshkrimit të aplikacionit pajtoheni dhe konfirmoni se të dhënat tuaja të përfshira në aplikacion dhe të anëtarëve të familjes janë të vërteta, të sakta dhe mund të shfrytëzohen për verifikim dhe shkëmbim me institucionet tjera qeveritare, duke kuptuar edhe pasojat juridike nga deklarimi i pavërtetë. Të gjitha të dhënat e parashtruesit të kërkesës dhe anëtarëve të familjes të regjistruara në kuadër të formës së aplikacionit duhet të janë të vërteta dhe pasi të keni plotësuar këtë formë të aplikacionit, ju duhet të nënshkruani dhe vendosni datën e aplikimit. Nënshkrimi në formën elektronike bëhet duke vendosur emrin dhe mbiemrin tuaj në rubrikën e caktuar në formën e elektronike.  

DORËZIMI DHE DËRGIMI I APLIKACIONIT   Dorëzimi i aplikacionit mund të bëhet siç përcaktohet në piken III të këtij njoftimi. Për sqarime ju mund të shkruani në email dhe kontaktoni me zyrtaret përgjegjës në këtë e-mail adresë  sns@rks-gov.net dhe në këta numra telefoni 038-212 504 dhe 038-211 010.

1 Komentet:

  1. Selamikqiku

    Pershendetje kam aplikuar per pakon emergjente130euro,a Ben TA Di arsyen Kur un jam I pa pun,kjo esht dishka e tepert I pa pun dhe Mo’s me gzue te pakten let Pako ,flm per mirkuptim ,pres lajme te mira nga ju

    Maj 29, 2020 Reply

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *