Po fillojnë ligjëratat për modulin “P3 – Praktika në Auditimin e Brendshëm – Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik”

IKAF do të organizojë trajnimin e radhës modular “P3 – Praktika në Auditimin e Brendshëm – Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik”

Ligjëratat për këtë trajnim modular, do të fillojnë nga e hënë më 21 Prill dhe do të zgjasin deri më 12 të muajit Maj.
Orari: E marte, E Merkure, E Premte, Ora: 17:00 – 20:00; E shtune, Ora 09:00 – 13:00

Vijuesit e këtij trajnimi do të kenë mundësi të pajisen me dy lloje certifikimesh, varësisht prej dëshirës së tyre: vijimi i trajnimit, pa iu nënshtruar testit përfundimtar, mundëson certifikatë pjesëmarrje, ndërsa me test – certifikatë të suksesit.  

Në kuadër të këtij moduli, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të zhvillojnë njohuritë dhe të kuptojnë më shumë rreth dhënia e udhëzimeve të detyrueshme mbi Kornizën Ndërkombëtare të Praktikave Profesionale (IPPF), kontrollin e brendshëm dhe konceptet e rrezikut.

Temat që do të trajtohen: » Shkarko syllabusin e plotë

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *