Çfarë po ndodh me testimin online?

Edhe pse ligjëratat online janë duke u bërë dita e ditës më të përdorshme nga shumë institucione edukuese, në anën tjetër testi online, po shihet ende si një sfidë, veçanërisht për shoqatat e edukimit profesional. 

Shumë organizata/shoqata që merren me edukim të vazhdueshëm profesional (EVP) janë duke i shtyrë testimet në klasë, si pasojë e masave globale për parandalim të shpërndarjes së COVID-19. 

Edhe njëra nga kompanitë më të mëdha botërore që zoton qendrat e testimit “Prometric”, ka pezulluar aktualisht aktivitetin dhe të gjitha testimet janë duke u shtyrë për data të më vonshme, por pa qenë të sigurt nëse ato do të jenë datat e sigurta të testimeve. 

Zyrtarë të Prometric thonë se të gjitha qendrat e testimeve në SHBA dhe Kanada do të jenë të mbyllur deri më 30 prill, mirëpo u kanë bërë thirrje të gjithë studentëve që të vazhdojnë të jenë të informuar lidhur me datat e hapjes, pasi që ato mund ende të shtyhen, varësisht prej gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, e njohur ndryshe si virusi Korona. 

Shtyrje të njëjta Prometric ka bërë në qendrat e tesitimit edhe në Evropë dhe vende tjera të botës. 

Kjo shtyrje do të ndodhë edhe për testimet e parapara që të mbahen në qershor dhe korrik për kandidatët e testit të CMA-s. 

Sipas mësimdhënësve dhe njohësve të fushës së kontabilitetit, periudha e mungesës së testimeve online, do të paraqet problem për shoqatat e edukimit profesional. Ata kërkojnë që të shqyrtohen mundësi të testimit online, pa pasur nevojë për qendra të testimit. 

“Nëse situata e krijuar nga pandemia COVID-19 nuk zgjatë edhe shumë kohë, nuk do të paraqiten probleme të mëdha, ndërsa nëse ajo vazhdon gjatë, duhet shqyrtuar mundësitë tjera të testimit”, kanë thënë ekspertë nga SHAB-të. 

Të njëjtën gjë është duke u munduar ta bëjë edhe Prometric së bashku me institute të edukimit profesional. Në bashkëpunim me institutet amerikane të edukimit të vazhdueshëm profesional në fushën e kontabilitetit, janë duke hulumtuar në gjetjen e ndonjë metode për të bërë testime online për vijuesit e trajnimeve. Pra përmes kësaj, ata po mundohet të gjejnë mundësi që testimet të bëhen nga shtëpia.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *